Gjirokastra cel nesër sezonin turistik. Aktivitetet kanë nisur që sot. Një destinacion i ri që iu shtua qytetit është shpella e Çerçiz Topullit në fshatin Prongji. Bashkia Gjirokastër thotë se u vendos sinjalistika e nevojshme për të ndihmuar udhëtimin drejt këtij destinacioni të ri turistik të aventurës, vendi ku strehohej “Nderi i kombit” 🇦🇱 Çerçiz Topulli dhe çeta e tij.
“Interes të veçantë për të gjithë pjesëmarësit zgjoi prezenca e aktorit 🎭 Nikolla Llambro, në rolin e Zeman Mashkullorës, pjesëtar i çetës së Çerçizit në filmin #LiriAVdekje. Në Njësinë Administrative të Cepos, Bashkia Gjirokaster, tashmë ke çfarë të vizitosh duke filluar me kalanë 🏰 e Kardhiqit , pyllin 🌳🌳🌳 e veçantë të Piksit, kalanë 🏰 romake te Palokastrës, Manastirin 🕌 e Cepos etj”, thuhet në njoftimin e Bashkisë Gjirokaster.
©argjiroja.net









