Partia Socialiste do të konsolidojë listën me kadidatët për zgjedhjet e 30 qershorit të shtunën, ka bërë me dije kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së.
Ende nuk dihet me saktësi se kush do të jetë kandidati i socialistëve për Bashkinë Gjirokastër. Pas mbledhjes së Asamblesë lokale të PS-së javën e shkuar, në selinë rozë kanë mbërritur tre emra si propozime nga baza; Artemis Malo, Flamur Golemi dhe Armand Hila.
Krahas kritereve të tjera për përzgjedhjen e kandidatit, një rol të madh në vendimin e Kryesisë së PS-së dhe kryetarit Rama, do të luajnë edhe sondazhet e brendshme, rezultatin e të cilave e dinë vetëm një grup i ngushtë njerëzish.
Gjatë një komunikimi me mediat në përfundim të mbledhjes së Kryesisë, kryeministri Rama është shprehur i keqardhur që s’do ta ketë përballë si kundërshtar politik Lulzim Bashën në zgjedhje, por asesi nuk ndihet keq për këtë vendim të opozitës.
©argjiroja.net