Po shkon drejt fundit restaurimi i shtëpisë së lindjes së Enver Hoxhës në Gjirokastër, e cila prej vitesh funksionon si Muzeu Etnografik i qytetit të gurtë.
Invesimi me një vlerë prej rreth 31 milionë lekë të vjetra po kryhet nga Bashkia Gjirokastër.
Punimet kanë nisur në muajin nëntor dhe aktualisht pothuajse po përfundon çatia e objektit.
Më pas do të ndërhyet në brendësi të ndërtesës. Shtëpia e Enver Hoxhës në Gjirokastër mbetet një prej objekteve më të vizituara, por jo si Muze Etnografik pasi aty ka pak objekte, por thjesht për faktin se në atë objekt ka lindur ish-diktatori. /ArgjiroLajm.net