Në aktivitetin e sotëm të mbajtur Sarandë për minoritetet në Shqipëri, ku merrte pjesë edhe kryeministri Rama, ish-deputeti Panajot Barka mbajti një fjalim deri diku “thumbues”, që nuk u prit mirë nga kryeministri dhe kjo u lexua në shprehitë e fytyrës së tij.
Barka tha se edhe Ali Pashë Tepelena kishte greqishten si gjuhë zyrtare, duke shtuar më tej se rilindasit e shquar si Faik Konica, Naum Veqilhaxhi e Urani Rumbo e shikonin helenizmin si shpresë. Në vijm të fjalës së tij theksoi se “minoriteti grek nuk u bë pengesë për integrimin euro-atlantik të Shqipërisë , ndonëse kishte plot arsye për të bërë të kundërtën”.
Për të zbutur disi tonet, në fund të fjalimit Panajot Barka, që aktualisht drejton Departamentin e Gjuhës Greke në Universitetin “EqeremÇabej”, lavdëroi ministren e Arsimit, Lindita Nikolla për punën e saj lidhur me tekstet shkollore të minoritetit. /ArgjiroLajm.net