• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nis ndërtimi i qendrës së grumbullimit bujqësor më të madhe në rajon, ministri Çuçi inspekton punimet

18/06/2019
Nis ndërtimi i qendrës së grumbullimit bujqësor më të madhe në rajon, ministri Çuçi inspekton punimet

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, ishte në Lushnje për të parë nga afër kantierin e një investimi strategjik që po kryhet në sektorin bujqësor. Kompania lider në eksportin e prodhimeve bujqësore shqiptare, ‘Doni Fruits’, ka nisur ndërtimin e “Qendrës së grumbullimit, ruajtjes, distribuimit dhe eksportit të fruta- perimeve dhe agrumeve”. Janë 8 milionë euro që do të investohen në këtë qendër, e cila pritet të jetë më e madhja në rajon. Gjatë bashkëbisedimit me investitorët Burim dhe Ejup Ahmeti, ministri Çuçi vuri theksin tek rëndësia që kanë pikat e grumbullimit si një hallkë e domosdoshme për të rritur eksportet dhe rrjedhimisht për të krijuar më tepër të ardhura për fermerët.

“Ne e kemi vënë theksin tek pikat e grumbullimit. Deri më tani politikat qeveritare nuk kanë qenë të orientuara në këtë drejtim. Nëse duam të rrisim prodhimin bujqësor shqiptar, duhet të fokusohemi tek serrat dhe pikat e grumbullimit. Këto janë çelësi i bujqësisë dhe fakti është që po japin rezultat. Nga viti në vit ne po rrisim eksportet e prodhimeve bujqësore. Vetëm eksporti i domates është rritur 90% për katër mujorin e parë të këtij viti”, tha ministri Çuçi, duke shtuar gjithashtu edhe rëndësinë e çertifikimit Global G.A.P, për t’i rritur çmimin prodhimeve tona bujqësore.

Qendra e grumbullimit që po ndërton ‘Doni Fruits’ do të ketë 36 dhoma frigoriferike dhe magazina për prodhimet bujqësore, me ruajtje dinamike të produktit deri në 2 vjet. Hapësira e biznesit për këtë investim është rreth 3 hektarë, ndërsa numri i të punësuarve direkt llogaritet në rreth 500 vende pune. Në mënyrë indirekte ky investim i ri pritet të krijojë mbi 7 mijë vende pune pasi ndodhet në një pozicion strategjik, ku kryqëzohen tre zonat që kanë më shumë prodhime bujqësore në vend; Lushnja, Fieri dhe Berati. Punimet parashikohet të përfundojnë pas afro një viti.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
E bujshme/ Flamurtari godet në merkato, Sokol Cikalleshi pranë rikthimit në Superiore

E bujshme/ Flamurtari godet në merkato, Sokol Cikalleshi pranë rikthimit në Superiore

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al