Një rrjetet sociale në Greqi ka nisur të qarkullojë një karikaturë e dy heronjve grekë të luftës për pavarësi, Markos Botsaris dhe Thedoros Kolokotronis duke bërë shqiponjën.
Newsbomb.gr e cilëson këtë karikaturë si provokative dhe të bërë nga “neonazistë” shqiptarë. Po ashtu, edhe disa medie të tjera në vendin fqinj kanë dhënë alarmin për karikaturën që përdhor heronjtë helenë të pavarësisë.
Ata kërkojnë reagim të menjëhershëm nga Ministria e Jashtme greke.