Nje dite pas publikimit te pergjimeve nga gazeta gjermane Bild, i kapur ne biseda aspak etike, reagon ish-ministri i Brendshem, Saimir Tahiri. Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, Tahiri e nis me nje ndjese per cdo qytetar per fjalorin aspak te pershtatshem qe u degjua ne biseden pivate.
Duke sqaruar se biseda nuk ka fare lidhje me votat, ai thekson: “Ata qe bejne moral sot, te kane vrare shpirtin e trupin dje! Ata qe bertasin sot per moral, te kane vjedhur ne xhep dje. Ata dje e skuthat sot, duan ende te te vrasin shpirtin e te te vjedhin keq e me keq, bashke me te ardhmen e femijeve!”.
Ndjese cdo qytetari per fjalorin aspak te pershtatshem qe u degjua ne nje bisede private ku merrja pjese.
Shume nga keta qe bejne moral ne politike, media e portale, fjalorin e atille e shume me teper se aq e kane te shkruar ne balle ne vendime qeverise, ne akte publike a sjellje te perditshme, perseri c’u degjua prej meje nuk perputhet kerkund me vlerat qe duhet te tregojme, qofte edhe ne jeten a bisedat private.
Perpos kesaj, biseda nuk ka lidhje aspak me vjedhjen e votave, blerjen e zgjedhjeve apo cdo lloj manipulim tjeter. E po keshtu asnje veprim i imi, ne nje fushate si ajo e Dibres ku nuk kam marre pjese asnje dite, ne cilendo menyre.
Perkundrazi, agresoret e atehershem me arme ne brez edhe ne zgjedhjet e Dibres, sot kane veshur lekure qingji.
Ndaj mos harro kurre! Ata qe bejne moral sot, te kane vrare shpirtin e trupin dje! Ata qe bertasin sot per moral, te kane vjedhur ne xhep dje. Ata dje e skuthat sot, duan ende te te vrasin shpirtin e te te vjedhin keq e me keq, bashke me te ardhmen e femijeve! Ndjese sinqerisht per fjalorin!
PERGJIMI I TAHIRIT
Në përgjimin numër tre, nga 10 përgjimet e publikuara nga “Bild”, ditën e sotme, shfaqet duke folur shefi i Komisariatit të Peshkopisë, Robert Aga me Saimir Tahirin, ministër i Brendshëm në atë kohë, deputetin Xhemal Qefalia dhe me kryetarin e Komisionit të ligjeve, Ulsi Manja.
Në fillim të bisedës është deputeti Qefalia, i cili flet, por më pas ia kalon telefonatën Saimir Tahirit. Ish-ministri falënderon Robert Agën punën e bërë në zgjedhjet e Dibrës. Ish-ministri i kalon Robert Agës në telefon, Ulsi Manjën, i cili i thotë se po shohin për të një pozicion pune më të lartë pune për të.
Përgjimi 3_ Saimir Tahiri falënderon shefin e policisë on Vidnews.