Protesta e nëntë kombëtare e opozitës po zhvillohet paqësisht. Në përfundim të fjalës së tij përpara kryeministrisë dhe në mesin e qytetarëve, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u bëri thirrje protestuesve të marshojnë nga kryeministria drejt parlamentit e më pas marshimin final drejt selisë blu.









