• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Numri më i rëndësishëm për Edi Ramën nesër: 765-sa!

29/06/2019
Private: Fushata elektorale, ja kur do të vijë Edi Rama në Gjirokastër

Nga Eduard Zaloshnja

Në kushtet kur gara se kush do të administrojë punët lokale në secilën bashki është paraktikisht e parashikueshme (në 61 bashkitë do të fitojnë socialistët përballë kandidatëve të pavarur apo të BD-së), e vetmja pikëpyetje është politike. Konkretisht, pyetja është nëse do të kenë kandidatët e Ramës në nesër të njëjtën përkrahje që patën kandidatët e tij në zgjedhjet e 2017-ës?

Parvjet kandidatët për deputetë të Ramës morën 765 mijë vota në zgjedhje. Kështuqë nesër, nëse kandidatët e tij për kryebashkiakë marrin përsëri rreth 765 mijë vota (nën vëzhgimin e shtuar të ndërkombëtarëve), Rama mund të pretendojë se mbështetja politike për të mbetet e njëjtë, pavarsisht nga sulmet e vazhdueshme të opozitës dhe opinionistëve kritikë ndaj tij. (Se sa nga 41-përqindëshi i zgjedhësve që jetojnë jashtë Shqipërisë, e sa nga votuesit gri apo blu do ta marrin mundimin të votojë nesër, nuk ka rëndësi politike për Ramën.)

Por rruga deri tek numri magjik 765 mund të jetë e vështirë për dy arsye.

Vapa

Edhe në qoftë se dita e nesërme do të jetë relativisht e qetë (vetëm me incidente të vogla aty-këtu), armiku kryesor i Ramës do të jetë vapa e pritshme. Përvoja na tregon se shqiptarët u turren në mënyrë masive plazheve në fund të qershorit, sidomos të djelave të nxehta.

Në kushtet kur gara ka qenë e fortë dhe e paparashikueshme në zgjedhje, një masë e madhe votuesish e kanë sakrifikuar vajtjen në palzh, për të kontribuar me votë për partinë/kandidatin e tyre të preferuar (në zgjedhjet e 2015-ës dhe 2017-ës kanë votuar 1.6 milionë shqiptarë, ose rreth 75% e zgjedhësve me banim në Shqipëri).

Por nesër, praktikisht, nuk do të ketë garë. Në këto kushte, është e vështirë të motivohen votuesit që ta lënë plazhin, vetëm për të dhënë një mesazh përkrahje politike për Ramën. Kandidatët e tij, sidoqoftë, do të fitojnë në të 61 bashkitë.

Incidentet e mundshme

Ditët e fundit ka patur incidente të dhunshme në disa zona zgjedhore, megjithë paralajmërimet e forta të kacelerive perëndimore, e sidomos të Uashingtonit.

Në qoftë se incidentet vazhdojnë edhe nesër, duke sfiduar të drejtën e zgjedhësve socialistë për të votuar, këta të fundit mund të jenë të motivuar për të lënë çdo punë apo qejf, në mënyrë që të votojnë. Por një pjesë e tyre, sidomos në qytete të mëdha, mund t’i druhen rrezikut që vjen nga përplasjet fizike me të fortët e lagjeve. (Në fshatra dhe qytete të vogla ky rrezik është më i vogël, sepse të gjithë e njohin njëri-tjetrin dhe do të vazhdojnë të jetojnë prapë aty të nesërmen e zgjedhjeve…)

Konkluzion

Edhe në qoftë se 765 mijë zgjedhës janë të prirur të votojnë për kandidatët e Ramës në 30 qershor (për të demonstruar përkrahjen ndaj partisë së tij), ai do ta ketë vështirë ta arrijë këtë numër magjik. Në rastin e zhvillimit të qetë të zgjedhjeve, kundërshtar do të ketë vapën. Në rastin e zhvillimit me incidente të dhunshme, kundërshtar do të ketë frikën e një pjese të votuesve të thjeshtë nga këto incidente./ realstory.al

Related Posts

Kandidati ishte i sigurt, por kujdesi për spektaklin shkoi dëm
Blog

Kandidati ishte i sigurt, por kujdesi për spektaklin shkoi dëm

11/12/2025
Po sikur Jamarbri të ketë ngrënë kumbulla pas shpinës së Saliut?
Blog

Zgjedhja e Klodian Brahos, një teatër mediokër

11/12/2025
Një replikë me Ben Blushin, mësuesi që i shpëtoi alkolit dhe burgut
Blog

Një replikë me Ben Blushin, mësuesi që i shpëtoi alkolit dhe burgut

09/12/2025
Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës
Blog

Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës

07/12/2025
Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi
Blog

Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi

05/12/2025
President, mos i ‘laj duart’!
Blog

President, mos i ‘laj duart’!

05/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Selena Gomez: Viti që kaloi ishte më i bukuri i jetës sime

Selena Gomez sqaron fansat: Ja pse zëri im nuk është më si më parë

18/12/2025
Faji prindëror, dështimi nga “përkëdhelja” dhe rruga drejt tragjedisë: çfarë doli në dritë për Nick Reiner

Faji prindëror, dështimi nga “përkëdhelja” dhe rruga drejt tragjedisë: çfarë doli në dritë për Nick Reiner

18/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al