• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Letra e një demokrati për Bashën: Jep dorëheqjen o, kryetar!

30/06/2019
Letra e një demokrati për Bashën: Jep dorëheqjen o, kryetar!

Gazetarja dhe shkrimtarja Mira Haxhia, ka shpërndarë letrën e një demokrati i cili i ka bërë një “dush të ftohtë”, kreut të PD, Lulzim Basha.

“Jam një demokrat i thjeshtë. Më demokrat se shumë të tjerë.Kam ndjekur çdo fjalë, çdo konferencë, çdo protestë. E kam idhull Partinë Demokratike. Por këtë nuk e prisja nga kryetari Basha. Ike vjet nga çadra, na le brenda të gjitheve. Ne po krijonim histori aty, ti ike fshehurazi. As na fole, as na hodhe sytë. Dole në krye të tufës nga Parlamenti- nuk më pyete, e as demokratët e tjerë jo që jo”, thuhet në letër.

Letra e plotë:

I dashur Kryetar i Partisë sime Demokratike.

Jam një demokrat i thjeshtë.

Më demokrat se shumë të tjerë.

Kam ndjekur çdo fjalë, çdo konferencë, çdo protestë. E kam idhull Partinë Demokratike. Por këtë nuk e prisja nga kryetari Basha.

Ike vjet nga çadra, na le brenda të gjithëve. Ne po krijonim histori aty, ti ike fshehurazi. As na fole, as na hodhe sytë.

Dole në krye të tufës nga Parlamenti, nuk më pyete, as mua dhe as demokratët e tjerë jo që jo. Lajmin e morem vesh nga tv.

Dogje mandatet, unë i shkreti mendova: çfarë do hanë tani kalamajtë e këtyre deputetëve? A do kenë lek për byrek apo abone autobuzi, a do t’i mbushin dhëmbët me zirkon apo kauçuk gratë e tyre të shkreta…se nuk shtyhet pa punë. Pa pare. E kam provuar vetë.

Filluan protestat, unë gdhihesha e ngrysesha në protestë. Çdo darkë ndiqja debatet. Për ne, demokratët, asnjë nuk fliste. Babai im është varur në burgun e Burrelit, në panele më mbronte Fahriu.

Gruaja ime gëzon kur gjen një triko të lirë te ‘veshje gjermane të përdorura’, unë vuaja të kuptoja thirrjet firmato të rafinuara të Grida Dumës, ia ngulja sytë aq shumë nga padija ime, sa gruaja m’u hakërrye keq.

Nja dy herë dolën dhe djemtë e mi në protestë. Pastaj, u bashkuam me LSI-në. O ba,- më tha i madhi, i sapokthyer nga Anglia. O ba,- pse protestojmë ne? Djali i këtyre studion në shkolla super të shtrenjta, o ba, unë punova në të zezë atje. Nuk m’i hodhi sytë, as kur i thashë: hej, o shqipo, jemi koalicion tani.

Desha t’i thosha se një minister i LSI- së më hoqi nga puna, apo që mamanë e tij e pushuan një vit para pensionit, por ngeca me sytë dalldisur nga ekrani. Pritej të dilje ti, o Kryetar i Partisë Demokratike. Live. U mallëngjeva. Shkova te selia e partisë.

Por ti fole me inat, as m’i hodhe sytë. Nga makina, në zyrë, nga zyra në mikrofon, nga kamera, në makinë, nga makina…. aeroport. Ti nuk i kape dot hajdutët e drogës; as të votës. Ti nuk e ngrite mirë çëshjen e korrupsionit të rrugës. Sepse nuk i bllokove rrugën kryeministrit, por nxehe e bllokove qytetarët që ktheheshin të lodhur pune; ti nuk fole njeherë për mua, për partinë. Nuk erdhe njeherë në lagjen tonë. Pse?

Jemi pa mundësi zgjedhje. Pse? Këtu në qytetin tim, kishim një kryetar të mirë të PD-së. Ai do fitonte përsëri sot. Dhe unë do votoja për atë. Edhe për PD-në. Por ju, kokat e mëdha vendoset që nuk do votojmë. Se na vjedhin votën. Ështe si 50 mijë lekëshi që e ruaj në fund të xhepit, rri pa ngrënë, por pa dëshirë të ndahem nga lekët.

Sot unë po rri në shtëpi. Edhe pse im atë u var në litar për lirinë, unë jam ngujuar brenda. Unë këtu e ti aty.

Çfarë do bëjmë? Do ta emigrojmë Partinë Demokratike që u themelua mbi ëndrrën tonë të madhe?

Do tërhiqemi zvarrë e do tallemi e përqeshemi ende? Pse? Të na talle e fyejë Edi Rama? Apo të na japë leksione demokracie Gramoz Ruçi?

Jep doreheqjen, o kryetar, dhe le të na drejtojë Belindi. Ai që u rrit në Partine Demokratike. Apo Skerdilajdi, djaloshi trim dhe me demokrat nga unë e nga ti.

Related Posts

Protestat nuk e ndalin dot integrimin e Shqipërisë!
Blog

Protestat nuk e ndalin dot integrimin e Shqipërisë!

24/10/2026
“Mediat e regjimit” ne Tirane menduan qe fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave
Blog

“Mediat e regjimit” ne Tirane menduan qe fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave

24/10/2026
“Karma is a bitch!” – Baton Haxhiu paralajmëron ligjin e ri të PS: S’ka më burg pa vendim gjykate të formës së prerë
Blog

Rama nuk duhet të dorëhiqet, por duhet të shkojë në zgjedhje

18/10/2026
Në kërkim të një protestuesi të vdekur dhe një udhëheqësi të gjallë
Blog

Në kërkim të një protestuesi të vdekur dhe një udhëheqësi të gjallë

17/10/2026
Për të gjithë ata që duan të frikësojnë Tiranën
Blog

Për të gjithë ata që duan të frikësojnë Tiranën

16/10/2026
Më keni hyrë në biznes. Më keni prekur shtëpinë. Më keni dhunuar
Blog

Më keni hyrë në biznes. Më keni prekur shtëpinë. Më keni dhunuar

15/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

UEFA EURO U-17 2027/ Shqipëria mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Suedisë – Balkanweb.com – News24

UEFA EURO U-17 2027/ Shqipëria mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Suedisë – Balkanweb.com – News24

10/11/2026
Ndërprerja për Kombëtaren, futbolli kthehet në mesjavë me Kupën e Shqipërisë

Ndërprerja për Kombëtaren, futbolli kthehet në mesjavë me Kupën e Shqipërisë

10/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al