Protestuesit e opozitës të mbledhur në çadrën përballë Kryeministrisë organizojnë sot pasdite në orën 18:00 një tjetër shqaqje për të ironizuar zyrtarët e lartë të mazhorancës të akuzuar për korrupsion apo me rekorde kriminale.
Siç shihet në foton e siguruar nga Lapsi.al deputetë, ministra apo edhe kryebashkiakë të PS-së janë rrethuar me një shirit ku shkruhet “skenë krimi”.
Në foto duken kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi, kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, deputetët Armando Prenga e Arben Ndoka, ministri Ilir Beqaj etj. Pak ditë më parë të rinjtë e forumit të PD-së organizuan te çadra një quiz ku sërish ironizonin zyrtarët e mazhorancës./lapsi.al