• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Të gëzojë Baftjari me raki Skrapari”/ Artan Hoxha shigjeton Metën

30/06/2019
“Të gëzojë Baftjari me raki Skrapari”/ Artan Hoxha shigjeton Metën

Shkëlqesia e TIJ humb thellë dhe në fshatin e vet…

Si tha Shkelqesia e TIJ, per diten e sotme:
“…e diele historike plot diell dhe muzike”…
Ke te drejte Shkelqesi, muzika te relakson sidomos kur e shoqeron dhe me valle…
E thote dhe teksti i kenges qe ti e pelqen aq shume dhe e kercen pa u lodhur!!!
Ta gezoj Baftjari me raki Skrapari,
Baftjar, Baftjar je super i papare,
Baftjar, Baftjar te shkofte jeta mbare…

Te kerkoj ndjese Shkelqesi qe po ta prish gjumin e vapes pas plazhit, por meqe jemi nga e njejta zone kam detyrimin te te njoftoj per gjemen qe na ka bere vaki. Termet, termet ne Cepan Shkelqesi!!! Mes shume halleve qe te kane zene ne keto kohera te trazuara, zamet e ke, bej si te besh dhe perballoje dhe kete te fundit. Bashkepatriotet e tu dhe te mi, atje ne Cepan te paskan vene drune. Jo vetem qe nuk e kane degjuar keshillen tende per plazh dhe muzike diten e sotme, por paskan shkuar qe me te zbardhur dita dhe ta kane mbushur kutine plote me vota.

Skrapari, bashki te cilen e ke fituar rregullisht qe nga 2007, madje dhe me rezultatin me te thelle ne Republike, mbi 78-80% te votave, deri pasdite kishin votuar aty afer 5000 votuesve nga 8001 qe votuan gjithsej me 2017-en. Te lane ne balte Shkelqesi, se kane bere kurre nga 1992-shi e deri me sot…nuk e di c’hall i ka “detyruar” apo c’inat i ka zene me ty e partine tende “me qetesi e dashuri”.

Sikur te mos mjaftonte kjo, po ne fshatin tend, ne vendlindjen tende, ne Qendren e Votimit Cepan, deri ne oren 17:00 kishin votuar 280 bashkepatriote nga 430 qe votuan gjithesej me 2017-en. Deri ne aksham sa te mbyllet qendra e votimit nuk i dihet si shkon hesapi… Te vune drune Shkelqesi. Te vune ne drune me kengen e Baftjarit ne goje dhe raki Zaberzani, ku ti e di sa te mire dhe te forte e bejne rakine… Cepani e Prishta, Muzhaka, Rogu, Sevrani e Malindi, Streneci, Zaberzani, Kakosi e Blezencka, te votuan kunder. Ne fakt kane dhe pak te drejte, sepse kandidati per kryetar bashkie eshte nga e njejta zone… Keshtu qe sa tu dale inati skraparllinjeve dhe ca me teper cepallinjeve, e ke mire Shkelqesi, vazhdo plazhin te vila luksoze ne Gjirin e Lalezit, dhe ne dac kendo e ne dac kerce deri nga vjeshta kur te piqen gorricat dhe te vije 13 tetori data e dekretuar nga ty per zgjedhje…

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shtëpia kapsulë: Si po përballet Toney me distancimin nga banorët

Pse rikthimi i Toneyt në shtëpi i kushtoi shumë banorëve?

23/12/2025
Mancini thërret Shpendin, e kërkon në Katar, milionat tundojnë sulmuesin

Mancini thërret Shpendin, e kërkon në Katar, milionat tundojnë sulmuesin

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al