Nga Bledi Çuçi
Faleminderit me zemër të gjithë banorëve të qarkut Gjirokastër, që sot morën pjesë në zgjedhjet historike të 30 qershorit.🙏 Ishte një fushatë atipike. Nuk kishim kundërshtarë në garën elektorale, por kishim përballë kundërshtarët e zgjedhjeve, ata që kërcënonin të merrnin peng vullnetin tuaj dhe demokracinë. Sot në fakt u dëshmua e kundërta.
Qytetarët bënë të tyre, folën qartësisht përmes votës së lirë dhe zmbrapsën tej thirrjet dëshpëruese të asaj pakice që nuk ka për të qenë ndojnëherë shumicë. Mbi 25% ishte pjesëmarrja në qarkun Gjirokastër. Nuk pati asnjë incident, për meritë të insitutcioneve dhe të gjithë atyre që u angazhuan në procesin zgjedhor.
Natyrisht edhe për meritë të opozitës, e cila i thirri arsyes pas paralajmërimeve të miqve tanë ndërkombëtarë. Sot nuk fituan thjesht kandidatët tanë, sot fitoi Shqipëria, fitoi përgjithmonë lufta me zgjedhjet e lira dhe demokracinë. 🇦🇱🇪🇺Sot e tutje askush s’mund ta marr dot peng vullnetin e sovranit. 😊









