Më 28 dhjetor 2019 pas protestave studentore, kryeministri Edi Rama rifreskoi kabinetin qeveritar me një operacion fshesa që përfshiu edhe të cilësuarit “beniaminë” të Rilindjes si Ditmir Bushati, Arben Ahmetaj dhe Niko Peleshi.
Të katër ministrat e Ramës kishin qenë pjesë e kabinetit qeverisës për 5 vite në dy mandate dhe cilësoheshin të gjithëpushtetshëm. Shkarkimi duket se la shije të hidhur te tre prej tyre. Pavarësisht kësaj shefi i qeverisë i la 3 ish-beniaminët e tij, në detyra të rëndësishme për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Bushatin e la Drejtues Politik të qarkut Shkodër, Peleshin të qarkut Korçë dhe Ahmetajn në zonën ku doli deputet që përfshin bashkitë Kavajë dhe Rrogozhinë. Rama padyshim që priste rezultate pozitive në qarqet në fjalë, për shkak të impaktit që emrat e mësipërm kishin pasur te elektorati në vitin 2015 pas ndarjes së re territoriale.
Por në një krahasim të shifrave që Gazeta SHQIP ka bërë për dy proceset zgjedhore, atë të 2015-ës dhe të ditës së djeshme (30 qershor 2019) rezulton se Bushati, Ahmetaj dhe Peleshi kanë tradhëtuar Partinë Socialiste, duke bojkotuar fushatën për zgjedhjet lokale.
QARKU SHKODËR
Në 5 bashki të qarkut më të madh në Veri të vendit, Shkodra, ku drejtues politik ishte Ditmir Bushati rezulton se deri më tani, PS ka marrë në total 26932 vota.
Kjo shifër është shumë e ulët nëse e krahasojmë me zgjedhjet e 2015, ku PS në total arriti të merrte 53017. Diferenca është e thellë midis dy palë zgjedhjeve pasi PS ka humbur 26085 vota në rang qarku.
Zgjedhjet 2019
Shkodër (kur janë numëruar 116 kuti nga 255) – 6745
Malësia e Madhe – 7772
Vau i Dejës – 6223
Pukë – 3730
Fushë Arrëz – 2462
Zgjedhjet 2015
Fushë Arrëz – 2715
Malësi e Madhe – 10336
Pukë – 3849
Shkodër – 28215
Vau Dejës – 7902
QARKU KORÇË
Panorama shfaqet e njëjtë edhe në qarkun e Korçës, ku PS ka marrë në zgjedhjet e djeshme 62950 vota.
Ndonëse me një diferencë më të vogël sesa Shkodra, Niko Peleshi ka dështuar të ruajë rezultatin e zgjedhjeve të 2015 (68307) , duke humbur për Partinë Socialiste në rang qarku 5357 vota.
Zgjedhjet 2019
Kolonjë – 4279
Korçë – 20490
Devoll – 6206
Maliq – 13273
Pogradec – 17197
Pustec – 1505
Zgjedhjet 2015
Devoll – 9168
Kolonjë – 4437
Korçë – 25350
Maliq – 128025
Pogradec – 16024
Pustec – 2076
BASHKITË RROGZHINË DHE KAVAJË
Edhe Arben Ahmetaj ka zhgënjyer më rezultatet, pasi në zonën e tij elektorale duket sikur nuk ka dalë fare në terren për të bërë fushatë për Partinë Socialiste. Në bashkitë Rrogozhinë dhe Kavajë në zgjedhjet e 2015 PS ka marrë në total 23482 vota.
Një rënie e frikshme vërehet ndërkohë në zgjedhjet e djeshme ku në total nga dy bashkitë kanë dalë për PS në kutitë e votimit 12632 vota.
Zgjedhjet 2019
Rrogozhinë – 5206
Kavajë – 7426
Zgjedhjet 2015
Rrogozhinë – 6919
Kavajë – 16563
Gazeta SHQIP