• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Universiteti/ Kalendari me datat e aplikimit dhe regjistrimit

05/07/2019
Viti i ri akademik në Gjirokastër, Golemi: Universiteti ‘Eqrem Çabej’, qendër e arsimit të lartë në jug të vendit

Me përfundimin e provimeve të Maturës dhe shpalljen e rezultateve kanë nisur dilemat e vërteta për maturantët, tashmë kandidatë për studentë.

Të gjithë kanë nisur të bëjnë llogaritë nëse me pikët e grumbulluara nga notat që kanë marrë e fitojnë dot degën e preferuar.

Nga ana tjetër duhet të kenë parasysh disa data të rëndësishme. Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe ajo e Rrjetit Akademik Shqiptar kanë hartuar një kalendar me afatet për çdo procedurë që ndjekin kandidatët për në universitete, që nga kryerja e pagesës e deri te regjistrimet finale në sekretaritë mësimore të fakulteteve (tabela brenda shkrimit).

Të rinjtë do të shprehin dëshirat e tyre nga data 31 korrik deri në 5 gusht, ndërsa deri në fund të gushtit do ta kenë marrë vesh nëse janë në listën e parë të fituesve. Fatlumët e parë zakonisht janë ata me dhjeta absolute.

Nxënësit gjithashtu shumë të mirë dhe ata me më pak pikë do të garojnë në gjashtë fazat pasuese të raundit të parë (gjithsej 7 faza regjistrimesh), nga 2-15 shtator.

Shanse të tjera për të rinjtë, por edhe për fakultetet që duan të realizojnë numrin e kuotave, ka në dy raundet pasuese të aplikim-regjistrimeve, të cilat zvilohen në fund të muajit shtator dhe fillim tetorit. Ndonëse auditorët hapin dyert në datën 14, regjistrimet me qëllim ezaurimin e kuotave do të vijojnë nga sekretaritë deri në datën 31 tetor.

KUSHTI I APLIKIMIT

Kusht primar për t’u bërë pjesë e garës në universitete, qoftë publike apo private, është kryerja e pagesës së tarifës prej 2 mijë lekësh. Trajektorja që duhet të ndjekin kandidatët për në universitet është shumë e thjeshtë.

Si fillim duhet të logojnë në portalin u-albania, me anë të cilit do të ndjekin gjithë ecurinë, nga aplikimi deri në regjistrimin në degën e fituar. Kjo gjë bëhet duke futur ID e Maturës dhe atë të kartës së identitetit, ku secili duhet të shkarkojë nga portali faturën e pagesës, të cilën mund ta kryejnë në postë ose bankë. E rëndësishme është që të ruani kodin, ndërsa mandatin e pagesës ta dorëzoni te mbikëqyrësja e shkollës, e cila do të hedhë në sistem notën mesatare.

Vetëm pas këtij procesi, portali i aplikimeve për degët e arsimit të lartë publik e privat është i hapur për të rinjtë. Para se të plotësojnë Formularin A2 këshillohet konsultimi me kriteret e pranimit në degët që preferojnë dhe kuotat për vitin e ardhshëm akademik. Po ashtu, nota mesatare dhe pikët e pranimit në vitin e kaluar janë një orientim shumë i mirë, edhe pse këto të fundit ndryshojnë në bazë të kërkesë-ofertës për një program të caktuar.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al