• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Në Reç zoti president, jo në Spaç!

05/07/2019
Në Reç zoti president, jo në Spaç!

Nga Bledi Lumani

Ilir Metës duket se i është bërë psikologjike kjo puna e burgosjes. Ka disa herë, që nëpërmjet zëdhënësit të vet, apo vetë atij, Ilir Meta përmend me ironi arrestimin. Dhe nuk bën keq në fakt, pasi duhet ta përgatisë veten me idenë që një ditë edhe mund të arrestohet. Ndodh apo jo pastaj, ky është një tjetër muhabet. Vetëm se, mirë do të bënte ta shmangte përmendjen e Spaçit.

Nuk ka pse bën viktimën, sikur ai është një i përndjekur politik dhe do ta arrestojnë si kundërshtar politik. Ilir Meta, ashtu si Fatos Nano e Sali Berisha para tij, apo Lulzim Basha e këta socialistët e sotëm, kanë vjedhur këto tre dekada jo vetëm Shqipërinë, por edhe shpresën se ky vend mund të bëhet. Ata janë kthyer në “sheikë” të këtij vendi, ndërkohë që miliona shqiptarë janë larguar rrugëve të botës, për t’i shpëtuar varfërisë dhe mizerjes së këtij vendi.

Kush më shumë e kush më pak prej tyre, këto tre dekada kanë falur toka e koncensione shtetërore, për të mbushur xhepat e tyre, kanë shkatërruar konceptin e shtetit, duke stimuluar anti-shtetin, kanë futur në gjak shqiptarët me çorbën e pronave e kanë vrarë mijëra njerëz me ’97-n, kanë hashashizuar Shqipërinë, duke e kthyer në një Kolumbi europiane e kanë bërë pazare e shqyer këtë vend, si askush tjetër para tyre, kanë vjedhur aq shumë, sa sot nuk numërojnë dot milionat e eurove e nuk i dinë as ku i kanë e as sa kanë, e kalojnë jetën nga hotelet luksoze të Vjenës, tek vilat gjigande në Gjirin e Lalzit.

Ndaj nuk kanë pse ta kenë frikë burgun, pasi kanë bërë aq gjëma, sa Shqipëria do të dojë dekada të tëra ta marrë veten.  Kuptohet, vetëm nëse çlirohet nga këta që e kanë kapur për gryke dhe nuk duan ta lëshojnë pa ia marrë edhe atë pak “shpirt” që i ka mbetur. Por, zoti president, vetëm Spaçin mos e përmendni! Aty shkonin ose të përndjekurit politikë, ose të dënuarit ordinerë. Ju (jo vetëm ju personalisht) e keni vendin në Reç! Aty ku shkojnë kriminelët profesionistë, sepse të tillë jeni!/ TemA

Related Posts

Kurbani i fundit për Kosovën
Blog

Kurbani i fundit për Kosovën

16/09/2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët
Blog

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

16/09/2026
Kreshnik Spahiu: PD tha “fituam” në 25 prill, pastaj tha “janë manipuluar” kur humbën. Më shumë vota të pavlefshme ka PS
Blog

Metamorfoza e grave shqiptare mes shkëlqimit apo degjenerimit

02/09/2026
“Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes! E vranë!”
Blog

“Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes! E vranë!”

02/09/2026
Sjelljet agresive të burrave shqiptarë dhe gangsterizmi si stil jetese
Blog

Sjelljet agresive të burrave shqiptarë dhe gangsterizmi si stil jetese

28/08/2026
Sherr për plazhin në Ksamil, kërcënohet 22-vjeçarja
Blog

Vrasja në Ksamil dhe nevoja që shërbimet turistike të licencohen për standarde sigurie

19/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Marr përsipër përgjegjësitë (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Krizë totale, Man.United përmbyset nga Brighton, del nga Carabo Cup, Carrick: Marr përsipër përgjegjësitë (VIDEO)

17/09/2026
Marr përsipër përgjegjësitë (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Marr përsipër përgjegjësitë (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

17/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al