Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur rreth mesditës së sotme pranë një lokali në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.
Burimet bëjnë të ditur se një bombul gazi ka shpëthyer në ambientet e lokalit në katin e parë të një pallati.
Mësohet se dy të plagosurit janë nisur drejt spitalit, ku fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.









