Pas takimit të sotëm të zhvilluar në kryeministri me drejtuesit e Tatimeve, kreu i qeverisë Edi Rama, ka ritheksuar se do të ketë ndëshkime të rënda për ato biznese që nuk japin kupon, nuk regjistrojnë apo nuk faturojnë, në kuadër të luftës kundër informalitetit.
Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, Rama shkruan se bizneset e parregullta në në raport me detyrimet tatimore, do të bllokohen ligjërisht, për t’i dhënë fund “konkurencës së paligjshme “dhe hileve në kurriz të konsumatorit!”
Postimi i plotë:
STOP INFORMALITETIT
Prej thuajse një viti jemi përpjekur me qasjen sensibilizuese, informuese, këshilluese të biznesit në raport me detyrimet tatimore, duke minimizuar qasjen ndëshkimore. Tani boll me konkurencën e paligjshme dhe me hilerat në kurriz të konsumatorit!
KOHA QE KUSH NUK JEP KUPON, NUK REGJISTRON DHE NUK FATURON TE BLLOKOHET LIGJERISHT