Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, përfundoi takimin me strukturat dhe militantët e PD-së në Dropull mbrëmjen e sotme. Bashkëbisedimi me ta u zhvillua në një prej restoranteve të fshatit Dervician. Basha kërkoi nga kryebashkiaku në ikje Ahile Decka, që të mos largohet nga zyra pasi sipas tij zgjedhjet e 30 qershorit janë të paligjshme. Basha do të flejë sonte në një prej hoteleve në zonën muzeale të Gjirokastrës.
Ndërkohë sot paradite në orën 10:00 është parashikuar të ketë një takim me strukturat e PD-së në Gjirokastër. Më pas Basha do të zhvendoset në Përmet, një tjetër bashki që PD e humbi në tavolinë nga mospjesëmarrja në zgjedhjet e 30 qershorit. Basha shoqërohet nga ish-deputetët Ervin Salianji dhe Tritan Shehu.
Qëllimi i këtij turi takimesh të kryedemokratit është të mbajë të bashkuar njerëzit e vet dhe t’i motivojë me zgjedhjet e parakohshme. PD dështoi të largojë Ramën pas 10 protestash kombëtare, ndërsa djegia e mandateve rezultoi një lëvizje e gabuar. Më pas gabimi u pasua nga bojkoti i zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.
©argjiroja.net









