Parashikimi i motit, e hënë 29 Korrik, sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit
RESHJET
Nesër (e hënë, dt.29) priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet, me përjashtim të qarkut të Shkodrës dhe Lezhës ku reshjet do të jenë mesatare dhe të shoqëruara me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURAT
Nesër (e hënë, dt.29) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 22 / 28 °C
në vendet e ulëta: 20 / 30 °C
në vendet malore: 14 / 23 °C.
ERA
Nesër (e hënë, dt.29) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë, por deri mesatare gjatë pasditeve (për momente të shkurtra deri e fortë), sidomos në qarqet e veriut dhe të bregdetit.