Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar lidhur me alarmin që dha ditën e djeshme presidenti Ilir Meta për tërmet.
Me anë të një statusi në rrjetet e saj sociale, Spiropali ka ironizuar Metën, të cilit i ka kërkuar që ta shtyjë tërmetin me një dekret tijin.
“Baba Xhike të kemi rixha, nxirr një dekret e shtyje atë tërmet se na le pa gjumë. Kjo ishte batuta më e bukur e rrjetit për parashikuesin e parë në botë të tërmetit,”-shkruan Spiropali.
Ditën e djeshme presidenti Ilir Meta dha alarmin për tërmet. Sizmiologu grek Akis Tselentis paralajmëron tërmet apokaliptik në Balkan. Meta letër kryeministrit Edi Rama, ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Kreu i shtetit pyet lidhur me kapacitetet e vendit.