• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ministri Çuçi: Vitin tjetër shtojmë mbështetjen për blegtorinë, subvencion për zgjerimin e tufave (FOTO)

03/08/2019
Ministri Çuçi: Vitin tjetër shtojmë mbështetjen për blegtorinë, subvencion për zgjerimin e tufave (FOTO)

Për të mbështetur blegtorinë do të ketë një paketë të veçantë vitin e ardhshëm. Kështu është shprehur ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Bledi Çuçi gjatë një vizite në disa stane të fshatit Linoz në Njësinë Administrative Shëngjergj, Tiranë. 

“Nëse me qumështin mund të vazhdojmë subvencionimin për t’iu ardhur juve në ndihmë për mbijetesë në këtë rast, për pjesën e mishit është një mundësi shumë e mirë që krijon vlerë. Blegtoria duhet të jetë një sektor po aq i zhvilluar sa bujqësia. Kemi një moment të mirë në bujqësi falë edhe strategjisë e vizionit që kishim ne duke forcuar pikat e grumbullimit, duke subvencionuar serrat. Këtë gjë do të bëjmë edhe me blegtorinë, por duke u fokusuar më shumë tek zgjerimi i tufave. Ne do të mbështesim rritjen e tufës për mbarështim për mish”, tha ministri Çuçi.

Sipas tij Shqipëria e ka të vështirë të krijojë avantazhe konkurruese me qumështin në rajon, prandaj duhet të fokusohemi më shumë tek zgjerimi i tufave për mish.

Ministri shoqërohej në ktë vizitë nga zv.ministri i Bujqësisë, Dhimo Kote dhe përfaqësues të GEFF Albania (Green Economy Financing Facilities) dhe NGO ‘Mileniukonntakt’, të cilët kanë implementuar në Shëngjergj një projekt që synon përmirësimin e jetesës në stan.

Për herë të parë disa stane të kësaj zone malore janë ‘elektrifikuar’ me panele fotovoltaik dhe kanë ndriçim për të përmbushur nevojat e tyre. Po kështu janë pajisur me tualete me dushe që ngrohen me dru, sobë gatimi, si dhe bidona cilësorë për transportin e qumështit në baxhon që ndodhet aty pranë.

Gjatë bashkëbisedimit me blegtorët dhe përfaqësuesit e organizatës që ka zbatuar këtë projekt, ministri Çuçi tha se është me rëndësi që ky model të përhapet edhe në stane të tjera të vendit dhe se Ministria e Bujqësisë është e gatshme të kontribuojë në këtë pikë.

Kullotat alipine në Malin me Gropa, në lartësi mbi 1300 metra mbi nivelin e detit janë një nga zonat më të bukura malore të Tiranës dhe kanë përspektivë të veçantë për zhvillimin e blegtorisë dhe turizmit malor.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Gati për ndeshjen me Vorën, Ilir Daja i detyruar për ndryshime

Sfida e fundit e Superiores, “nëndetësja” rrezikon 2 lojtarë

23/12/2025
Gati për ndeshjen me Vorën, Ilir Daja i detyruar për ndryshime

Sfida e fundit e Superiores, “nëndetësja” rrezikon 2 lojtarë

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al