Një pushues i moshës 55 vjeç ka rrezikuar të mbytet ditën e sotme në plazhin e Jalës. Pushuesi G.C nga Kukësi ishte futur në thellësi për tu larë, kur ka lëshuar alarmin për ndihmë. Shpëtimi i tij është bërë falë mjetit të Rojës të Plazhit të Forcës Detare në Jalë dhe polumbarëve që mundën ta nxirrnin në breg për ti dhënë ndihmën e parë.
‘Polumbaret e Forces Detare i shpetojne jeten pushuesit 55 vjecar. Sot ne mesdite, mjeti i Rojes se Plazhit te Forces Detare ne Jale, polumbaret, Detar Klinti Beqaj dhe Detar Erion Hysenaj shpetuan nga mbytja qytetarin G. C, 55 vjec nga qyteti i Kukesit. Per shkak te kohes se keqe, ere dhe det me dallge, qytetari, e ka patur të pamundur te dilte ne breg duke rrezikuar jeten.’-thuhet në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes.









