• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mbi 100 persona në garën malore në Dropull, rezulton e suksesshme ideja e dy vëllezërve nga Derviciani (VIDEO)

18/08/2019
Mbi 100 persona në garën malore në Dropull, rezulton e suksesshme ideja e dy vëllezërve nga Derviciani (VIDEO)

Më shumë se 100 qytetarë të të gjitha moshave iu bashkuan një gare të pazakontë në Dropull. Më të rriturit vrapuan përmes rrugëve dytësore që përshkojnë disa fshatra të zonës nga Terihati në Dervician në garën malore 10 km dhe garën e ecjes së lirë 8 km.

Një kategori e tretë të miturish vrapuan në distancë deri 1,5 km duke ndërmarrë kështu një iniciativë masive sportive, më e rëndësishmja e tri dekadave të fundit në një territor ku emigracioni kap nivelin 8 për qind.

Vangjel dhe Andrea Baruta janë dy vëllezërit nga Derviciani që hodhën të parët idenë thanë se vrapimi ishte një eksperiencë unike, ndërsa tregoi se zona e ofron këtë mundësi për të gjithë të apasionuarit përmes shtigjeve mjaft të bukur turistikë.

Florentino që vinte nga Gjirokastra për t’u bërë pjesë e kësaj gare tregoi se të rinjtë e apasionuar pas sportit ndjejnë mungesën e aktivitetete të tilla sportive dhe ky ishte një shans i mirë për të.

Aktiviteti sportiv gjeti edhe mbështetjen e konsullatës greke, bashkisë së Dropullit dhe bizneseve të zonës. Për konsullin grek në Gjirokastër Lambros Kakisis organizime të tilla të përbashkëta ndikojnë në përmirësimin e klimës pozitive mes dy popujve miq dhe promovimin e turizmit në një territor që grekët e njohin ende shumë pak.

“Ishte një ngjarje e bukur një lloj zgjimi për të apasionuarit pas natyrës dhe monumenteve. Garës ju bashkuan minoritarët, grekët dhe shqiptarët. Edhe ngjarje si kjo i sjellin më afër popujt. Ne e mbështetëm eventin edhe si pjesë e misionit për ti dhënë frymë dhe promocion shtigjeve turistike në Dropull. Kjo pjesë e Jugut të Shqipërisë është pak e njohur për grekët. Ishte një mundësi për ta prezantuar përmes këtij aktiviteteti masiv sportiv”

Zona e Dropullit, me një habitat natyror të pasur ofron male, lumenj, mbi 50 monumente kulture dhe natyre si dhe rrënoja arkeologjike. Megjithatë territori është ende jashtë hartave turistike dhe vëmendjes së agjensive që operojnë në vend./Tch

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al