Një ditë feste është prishur nga një incident i papritur.
Një 47-vjeçar shqiptar, banues në Vicenza të Italisë, u rrëzua nga pema dhe u transportua me helikopter në spital.
Incidenti ndodhi dje në një park, kur shqiptari hipi në pemë për të marrë një top që kishte ngecur.
Por dega mbi të cilën qëndronte u thye dhe ai ra keq përtokë nga lartësia tre metra.
Ai është transportuar menjëherë me helikopter në spitalin e Padovas, me trauma të shumta, por nuk është në rrezik për jetën.