Një sipërfaqe toke me ullinj shekullorë dhe shkurre në fshatin Hekal të Mallakastrës dhe kodrat përreth tij janë përfshirë mesditën e sotme nga flakët.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Ballshit, të cilët po punojnë për të shuar flakët e zjarrit për të mos u përhapur më tej.
Nga vendi i ngjarjes raportohet se terreni i vështirë dhe era po favorizojnë zjarrin dhe për këtë arsye është kërkuar ndihma e zjarrfikësve të Patosit dhe Uzinës së Ballshit.