• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Panairi i 8-të Kombëtar i Suvenireve gjallëron Sarandën turistike

26/08/2019
Panairi i 8-të Kombëtar i Suvenireve gjallëron Sarandën turistike

Nga Blerim Kore

Për tri ditë me rradhë qyteti bregdetar i Sarandës, mirëpriti Panairin e 8-të Kombëtar të Suvenireve “Saranda 2019”, një organizim i Agjencisë Joniane të Mjedisit, Medias dhe Informacionit (AJMMI) në bashkëpunim me Bashkinë e Sarandës.

Brenda kufijve shtetëror të vendit tonë në këtë organizim morën pjesë mjeshtra artizanë nga: Shkodra, Kruja, Tirana, Saranda, Gjirokastra, Elbasani, Fieri, Kukesi,Mirdita, etj. Kosova në këtë organizim u perfaqesua nga artizanë e artizane nga : Gjakova, Prizreni, Prishtina, Lipjani, Fushe Kosova,etj. Rreth 60 stenda ekspozuan suvenirët e prodhuar kryesisht me dorë dhe forma tradicionale në material druri, guri, leshi apo edhe me guaska deti. Panairi ka tërhequr vëmendjen e gjithë vizitorëve të huaj e jo vetëm, por edhe të atyre shqiptarë të cilët kanë treguar interes në blerjen e sendeve te vogla, si suvenire-kujtimi nga Saranda.

Artizanët, ku pjesa më e madhe e tyre janë pjesmarrës për të disatën herë në këtë panair, besojnë në pritshmëritë e larta të shitjes së punëve të tyre, bazuar edhe në eksperiencën e edicioneve te meparshme të Panairit të Suvenirëve. Shkëlqim Hajno, drejtues i agjencisë AJMMI shprehet i kënaqur me pjesëmarrjen e artizanëve dhe interesin e lartë të vizitorëve dhe pushuesve të Sarandës.

Panairi është vlerësuar si hapi i parë,pararendes, drejt një Festivali të pritshëm në shërbim të turizmit dhe zgjimit të traditës për promovimin e suvenirëve dhe punimeve artizanale të popullit shqiptar nga trojet etnike. Interes per “Panair Saranda 2019” po tregohet nga artizanet e Prizrenit, Gjakoves, Prishtines, Shkodres, Tiranes, Gjirokastres, Beratit,,etj, Nga pikëpamja e lëvrimit dhe teknikave të punës së dorës eventi përfshin qendistarinë e dorës dhe punët në tezgjah, punime në material druri,bizhuteri dhe veshje kombëtare në guacka të qëmtuara nga brigjet e Jonit, përmes një larmie teknikash aplikative.

Panairi “Saranda 2019″ në prurje dhe motive është një mozaik larmish dhe një simfoni e vërtetë e mozaikut etnokulturor shqiptar sipas trevave, shprehje e ndjenjës së hollë estetike të artistëve artizanë shqiptarë dhe një rrugëtim i këtyre trevave drejt një qyteti si Saranda, destinacion i preferuar turistik që kulmon në sezonin veror. “Panairi 2019” promovon mbajtjen gjallë të traditës artizanale dhe Sarandën si destinacion turistik.

Kështu është shprehur kryetari i bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma në aktivitete e zhvilluara ditët e panairit. Kryebashkiaku Gurma tha se : “8 edicionet radhazi si dhe hapësira më publike që iu rezervua këtë vit Panairit 2019, tek Sheshi i Limanit janë shprehje e qartë e vlerësimit në rritje të këtij eventi nga Bashkia e Sarandës”.“Uroj që punët tuaja të zgjojnë interes tek çdo vizitor, për të marrë, bashkë me mbresat e pushimeve, edhe suvenirin e tyre të pëlqyer, shumica e të cilëve janë të bëra me dorë dhe “Made in Albania””, i është drejtuar kryebashkiaku Gurma artizanëve pjesmarrës në këtë panair./ Koha Jone

Related Posts

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin
Argjiro +

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin

18/02/2026
Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë
Argjiro +

Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë

01/01/2026
Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin
Argjiro +

Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin

01/01/2026
“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj kreut të Komisionit të Prokurimit Publik

SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj kreut të Komisionit të Prokurimit Publik

11/04/2026
Balluku: Punët e mira për Shqipërinë shpesh herë mbulohen nga balta

Balluku: Punët e mira për Shqipërinë shpesh herë mbulohen nga balta

11/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al