Një aksident me pasojë plagosjen e një personi, ka ndodhur pasditen e sotme në Gjirokastër.
Sipas policisë, aksidenti ndodhi në rrugën nacionale Gjirokastër – Kakavije, në afërsi të fshatit Grapsh, ku një automjet tip “Bez”, që drejtohej nga një 20-vjeçar, ka përplasur 62-vjeçarin e identifikuar si Flamur Pashaj. Mësohet se 62-vjeçari po kalonte rrugën për të shkuar në anën tjetër, ku kishte parkuar automjetin e tij, kur për përplasur nga automjeti. Pashaj po dërgohet me helikopter drejt Tiranës, ndërsa i riu është shoqëruar komisariatin e Gjirokastrës.
Vendi ku ndodhi aksidenti, në afërsi të fshatit Grapsh, është mjaft problematik sa i takon aksidenteve, kjo për faktin e mungesës së mbikalimeve.
Njoftimi i plotë i policisë:
Informacion paraprak.
Në aksin nacional Gjirokastër – Kakavije, në afërsi të fshatit Grapsh, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E.H, 20 vjeç, banues në Fier, ka goditur shtetasin F.P, 62 vjeç, banues në Fier, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër.
Shtetasi E.H. është shoqëruar në ambjentet e Komisatiatit të Policisë Gjirokastër.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.