Perfundon ne pranga nje shqiptar ne Itali, i cili rezultonte emigrant klandestin, i debuar edhe here tjeter nga vendi fqinj, madje me precedente penale.
Mediat italiane qe bejne me dije lajmin, shkruajne se shqiptari 35 vjecar, pa i publikuar emrin, qendronte i fshehur ne nje banese ne Caserta, se bashku me nje grua nga Ukraina.
Ne nje kontroll blic te policise, ai ka tentuar te arratiset, ashtu sic kishte qene ne dhome, vetem me te brendshme.
Doli ne ballkon dhe tentoi te zbriste me litar, vetem me te mbathura dhe kanotiere.
Policia iu vu pas dhe mundi ta ndaloje. Mesohet se ai ka qene me pare i debuar, por kishte hyre serish ilegalisht ne Itali, ku edhe jetonte. Nderkohe qe emri i tij ka qene i njohur, pasi ka pasur precedente penale per krime kunder pasurise. Pasi u ndalua nga karabinieret, ai eshte debuar serish nga Italia.









