Kryeministri Edi Rama ka shkuar ditën e sotme në Vlorë, ku ka parë nga afër rrugën e re përgjatë Luginës së Lumit të Vlorës, në të cilën ku ka përfunduar segmenti i parë e ka nisur segmenti i dytë. Ky aks nis nga By Pass-i i Vlorës dhe del në bregdet, në Qeparo. Teksa shikonte punimet e kësaj rruge, Rama është takuar me disa banorë të zonës, ndërsa për të përshëndetur kryeministrin nuk ka munguar dhe as iso-ja labe.