Policia ka arrestuar një person të shpallur në kërkim më parë për trafikim të lëndëve narkotike.
Sic bëhet e ditur, në pranga është vënë Leonard Meni, 33 vjeç, banues në fshatin Shijan, Delvinë.
Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin e tij në qytetin e Sarandës pasi ai ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikimi i Narkotikëve” nga DVP Gjirokastër.
33-vjeçarit i ishte caktuar masa e sigurisë ‘arrest me burg’ nga Gjykata.