• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pse ncidenti në Gjirokastër tregon edhe hipokrizinë e PD-së

14/09/2019
Përplasje në Gjirokastër, ballistët përzenë deputetin Artur Roshi dhe dy ish-deputetë të PD-së

Një ceremoni përkujtimore në Gjirokastër për nder të disa dëshmorëve nacionalistë që ranë 76 vite më parë pas përplasjes me forcat pushtuese italiane, u shndërrua në një përleshje banale mes dy grupimeve që mbështesin Ballin Kombëtar. Më shumë sesa banaliteti i këtij incidenti, ajo që ka rëndësi në këtë ngjarje është hipokrizia e Partisë Demokratike.

Qëndrimi zyrtar i PD-së është se deputetët që hynë në Kuvend pasi opozita dogji mandatet janë në shërbim të Ramës dhe bëjnë fasadën e qeverisë së tij. Ish-deputeti i Gjirokastrës, Tritan Shehu, u ka gjetur edhe një epitet, i quan ‘pupac’ (kukull). Pavarësisht këtij qëndrimi, në ceremoninë e organizuar sot nga Partia Demokratike Gjirokastër, ishte i pranishëm edhe deputeti Artur Roshi, i cili është një prej ‘pupacëve’ që mori mandatin e deputetit.

Roshi, kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, shpërfilli thirrjen e PD-së dhe hyri në Kuvend. Pra, nga njëra anë PD i quan kukulla deputetët e opozitës parlamentare, por nga ana tjetër i bën pjesë të organizimeve të saj. Kjo është hipokrizi dhe delegjitimon vetë PD-në. Kryetari Dasho Aliko e shprehu qartë ditën e sotme se Artur Roshi nuk ishte i ftuar në ceremoninë që kishte organizuar PD Gjirokastër, por ata nuk mund ta ndiqnin.

Dakord, qasja miqësore dhe njerzillëku i Dasho Alikos është i kuptueshëm, por ata nuk ishin mbledhur aty për ndonjë dasëm apo ishin duke shkuar në stadium. Ajo ishte një ceremoni zyrtare e organizuar nga PD-ja, prandaj prania e Artur Roshit, ‘deputetit tradhtar që i shërben Edi Ramës dhe që harroi gjakun e të parëve’, nuk duhej lejuar nga Dasho Aliko. S’jemi duke thënë që Artur Roshin ta përzënin me dru. Kjo do të ishte çmenduri më vete, por në momentin që ai mbërriti duhej larguar për aq kohë sa PD-ja zyrtarisht ka atë qëndrim që dihet ndaj deputetëve të opozitës parlamentare.

Edhe sikur grupi i mbështetësve të Adriatik Alimadhit, kryetarit të partisë tjetër Balli Kombëtar, të mos e kishte shkaktuar incidentin sot, sërish Artur Roshi nuk mund të ishte në atë ceremoni bashkë me PD-në. Kjo e fundit ka një qëndrim zyrtar ndaj deputetëve të opozitës parlamentare si Artur Roshi, prandaj nuk mund të shfaqet përkrah tyre në ceremoni zyrtare. E zëmë se nuk do të ndodhet incidenti. Dasho Aliko, Luan Baçi dhe Enkelejd Alibeaj do t’u flisnin demokratëve duke patur në krah të tyre edhe ‘tradhtarin Artur Roshi që i shërben Edi Ramës në Kuvend’.  

Nga njëra anë PD thotë se nuk i njeh ata deputetë dhe i quan kukulla të Edi Ramës, nga ana tjetër shfaqet në publik me ta dhe pozojnë para kamerave. Prej kësaj hipokrizie të PD-së mund edhe të përligjet reagimi i grupit kundër Artur Roshit, të cilët me të drejtë i thanë edhe vetë disa herë Dasho Alikos: Ndaje mendjen, o do jesh me Bashën ose me Artur Roshin që i shërben Edi Ramës.

©argjiroja.net 

Related Posts

Aplikimet për vizë shqiptare, MEPJ: Është konstatuar një faqe false, thirrje qytetarëve të shmangin abuzimet
Kryesore

Aplikimet për vizë shqiptare, MEPJ: Është konstatuar një faqe false, thirrje qytetarëve të shmangin abuzimet

05/04/2026
Gjirokastra: ana tjetër, bukuria e padukshme…
Blog

Gjirokastra: ana tjetër, bukuria e padukshme…

05/04/2026
Aksident i rëndë, humb jetën 35-vjeçari me motoçikletë
Kryesore

Aksident i rëndë, humb jetën 35-vjeçari me motoçikletë

05/04/2026
Ina Zhupa: Situata e menaxhimit të mbetjeve në Sarandë, problem serioz për turizmin
Kryesore

Ina Zhupa: Situata e menaxhimit të mbetjeve në Sarandë, problem serioz për turizmin

04/04/2026
Rama: Kush thotë është rritur korrupsioni, është një gënjeshtër e madhe
Kryesore

Rama: Kush thotë është rritur korrupsioni, është një gënjeshtër e madhe

04/04/2026
Ndalohet në Kakavijë gruaja me 20 mijë euro, nuk i kishte deklaruar në kufi (FOTO)
Kryesore

Abuzoi me të miturin në Gjirokastër, 17-vjeçari ndalohet në Kakavijë

04/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ardian Bujupi bëhet baba, zbulon emrin e veçantë të djalit

Ardian Bujupi bëhet baba, zbulon emrin e veçantë të djalit

05/04/2026
Situatë komike në “Ferma VIP”, Sara Karaj humb unazën… e gëlltit lopa!

Situatë komike në “Ferma VIP”, Sara Karaj humb unazën… e gëlltit lopa!

05/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al