• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ministri Çuçi: I dhamë fund therjes së kafshëve nëpër rrugë. Të fokusuar tek siguria e produkteve me origjinë shtazore

14/09/2019
Ministri Çuçi: I dhamë fund therjes së kafshëve nëpër rrugë. Të fokusuar tek siguria e produkteve me origjinë shtazore

“Ne jemi shumë të fokusuar tek rritja e standardeve të sigurisë ushqimore sidomos tek produktet me origjinë shtazore”. Kështu është shprehur ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, teksa ishte në Lezhë për të parë nga afër një nga thertoret më moderne në këtë qark, e cila është ngritur dhe zgjeruar më tej falë fondeve të dhëna nga qeveria.

“Kjo është një nga thertoret më moderne jo vetëm të zonës, por gjithë vendit, e cila është ngritur me përkrahje nga Ministria e Bujqësisë. Kjo thertore është shembulli më i mirë për të treguar se tashmë i kemi dhënë fund gjithë asaj batërdie që bëhej me therjen e kafshëve jashtë dhe me mungesën e disiplinimit të një prej proceseve më të rëndësishme të sigurisë ushqimore”, tha ministri Çuçi.

Thertore “Mnela” ka qenë përfituese dy herë e fondeve të Skemës Kombëtare. Në total ka marrë rreth 34 milionë lekë. Pas këtij investimi numri i të punësuarve në të është trefishuar. Pritet që kjo thertore të zgjerojë kapacitetet edhe për therjen e gjedhëve.

Sot në Shqipëri therja e bagëtive është disiplinuar. Ne nuk shohim më skena therje nëpër rrugë. Ky shërbim lidhet direkt me sigurinë ushqimore prandaj dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bashkë me agjencitë që ka në varësi, ka nxitur ngritjen e thertoreve me standarde bashkëkohore. Aktualisht në të gjithë vendin është një rrjet thertoresh me teknologji moderne dhe standarde të larta.

Related Posts

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin
Argjiro +

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin

18/02/2026
Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë
Argjiro +

Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë

01/01/2026
Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin
Argjiro +

Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin

01/01/2026
“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Indri: Ndarja do kohë për t’u shuar 100%, sepse janë trauma të mëdha

Indri: Ndarja do kohë për t’u shuar 100%, sepse janë trauma të mëdha

10/04/2026
Zyrtare/ Luciano Spalletti rinovon me Juventusin deri më 2028, klubi bardhezi: Personi i duhur për të udhëhequr ekipin drejt suksesit

Zyrtare/ Luciano Spalletti rinovon me Juventusin deri më 2028, klubi bardhezi: Personi i duhur për të udhëhequr ekipin drejt suksesit

10/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al