• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjirokastritët me sytë nga Europa, Luftëtari kthehet në vendin e katërt

12/03/2017
Gjirokastritët me sytë nga Europa, Luftëtari kthehet në vendin e katërt

Vetëm një aksion karakteristik i Luftëtarit që në këtë sezon ka mahnitur në Kategorinë Superiore.  Gjithçka e rrjedhshme, me një takim dhe Eduard Rroca që e dërgoi topin në rrjetë.

Kaq i mjaftoi skuadrës së Milinkoviç të fitonte 1-0 në fushën e Teutës. Pa Rexhinaldon, Ramadanin e Liçajn dhe me Abazajn në stol, në një duel që shërbentë për t’iu larguar luftës për mbijetesë, për tu kthyer te fitorja pas tre ndeshjeve gjirokastratitët u shfaqën pragmatistë.

Në Durrës, Luftëtari rrezikoi jo pak. Duke nisur nga rasti i minutës së 16-të, kur nënvlerësimi i portierit Ruçi në topin e goditur nga Borshi rrezikoi të ishte fatal.

Goli i Rrocës pas një aksioni perfekt dhe të shpejt ishte tregues i dominimit të miqve në fushë. E ndërsa Teuta provonte të rrezikonte vetëm nga topat jo-aktivë me Markoviç , Luftëtari ishte pranë golit me Vangjel Zguron që nuk inkuadroi portën.

Ofensiva e gjirokastritëve vijoi me Lamçjan  dhe Aleksin që nuk arritën të shqetësonin portierin Kastrati. Pjesa e parë e lojës u mbyll me tentativën e Markoviç për Teutën  dhe goditjen qëndrore të Lamçjas në krahun tjetër.

Me një paraqitje për tu harruar në 45 minutat e para, Teuta ndryshoi totalisht në pjesën e dytë. Skuadra e Maganit rriti presionin, duke detyruar kundërshtarët të qëndronin në gjysmëfushën e tyre,  ndërsa në minutën e 59-të ishin pranë barazimit. Dalja e bukur e Borshit nga e djathta nuk u shfrytëzua nga askush, me Faisal Bangal gaboi gjithçka në momentin vendimtar.

Tarik Cmajcanin vendosi në provë portierin Ruçi , ndërsa gardianit të Luftëtarit i erdhi në ndihmë edhe kapiteni Beqiri për të evituar një situatë aspak komode.

Në daljen e parë të rrezikshme pas 30 minutave vuajtje, miqtë mund të kishin realizuar golin e dytë me Rrocën, që i vetëm përpara portës goditi rrjetën e jashtme.

Pa inkursionet e Prognit që mungonte, Teuta i përqendroi sulmet në goditjet standarde, por pa saktësinë e duhur nga Magani dhe Hoxha.

Gjirokastritët mund të kishin shënuar edhe në minutën e 86-të me Bregun, që u frenua nga mrekullia e portierit Kastrati, ndërsa pak minuta përpara fundit të lojës, Teuta pretendoi për 11-metërsh pas duelit të Artur Maganit me Boyom në zonë, por gjyqtari vazhdoi lojën.

Teuta pësoi humbjen e parë pas katër ndeshjeve radhazi me rezultate pozitive dhe mbetet e rrezikuar nga Flamurtari e Laçi në garën për të mos rënë nga kategoria.

Në anën tjetër, me fitoren e parë jashtë fushe pas tre humbjeve radhazi, Luftëtari konsolidon vendin e katërt në renditje. Gjirokastritët jo vetëm që hodhën një hap të rëndësishëm drejt mbijetesës, por vazhdojnë të shpresojnë edhe te një biletë drejt kupave të Europës.

Related Posts

Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas
Kryesore

Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas

06/11/2026
Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet
Kryesore

Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet

06/11/2026
Merret në pyetje 21-vjeçari shqiptar që vrau nënën në Itali, por nuk jep asnjë arsye bindëse
Kryesore

Merret në pyetje 21-vjeçari shqiptar që vrau nënën në Itali, por nuk jep asnjë arsye bindëse

06/11/2026
Dy operacione kundër trafikimit të emigrantëve në Gjirokastër, arrestohen 3 persona, një tjetër në kërkim
Kryesore

Dy operacione kundër trafikimit të emigrantëve në Gjirokastër, arrestohen 3 persona, një tjetër në kërkim

05/11/2026
Punësimet elektorale frynë administratën e bashkive përpara zgjedhjeve vendore
Kryesore

Ndryshime në qeveri dhe te drejtuesit e qarqeve? Rama mbledh Asamblenë e PS

05/11/2026
Kryesore

BKH zbarkon në banesën e nënkryetarit të Bashkisë së Sarandës

05/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas

Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas

06/11/2026
Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet

Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet

06/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al