Alpinisti shqiptar Mefail Guri ka ndërruar jetë, pasi ka rënë nga një lartësi 10 metra teksa po ngjiste malin “Olimp” në Greqi. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00.
Lajmin për vdekjen e Gurit është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme në Shkup.
“Ditën e djeshme një pjesë e anëtareve të SH.B.E. “Shkupi” udhëtuam në Greqi për tu ngjitur në malin e Olimpit. Rreth orës 20:00 arritëm 50 metra në afërsi të shtëpisë malore “Refugge A” dhe për një moment anëtari dhe vëllai ynë Mefail Guri u ndal, u mbështet mbi shkopinj dhe ra pa vetëdije, duke u rrokullisur rreth 10m. Pasi qe ishte pa vetëdije, as nuk fliste, e as nuk dinte të mbahej . Ne vrapuam duke i dhëne ndihmën e parë, në afat prej 2 minutash kane arritur edhe persona zyrtare nga shtëpia malore për dhënien e ndihmës së parë te cilët dhanë maksimumin e tyre, provuan edhe me elektroshok ta kthejnë në jetë, por për fat te keq nuk arritën”, thonë nga Shoqata Bjeshkatare Ekologjike “Shkupi”., njofton ministria.









