Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e djeshme, në Sarandë, duke u shkrumbuar plotësisht. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, në rrugën nacionale pranë fshatit Muzinë.
Automjeti ishte në pronësi të një shtetasi nga Gjirokastra, Thoma Çanos.
Fatmirësisht, shoferi që ndodhej brenda tij kanë arritur të dalë pa pësuar ndonjë lëndim. Më poshtë, ju sjellim foto të mjetit, i cili siç duket, është shkrumbuar i gjithi nga flakët.