Sonila Qato dha dorëheqjen sot nga drejtimi i Autoritetit Rrugor Shqiptar pas skandalit me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë.
Ndërkohë mësohet se një tjetër grua do të emërohet në krye të këtij institucioni të rëndësishëm. Raportohet se sot pasdite është bërë emërimi i Vasilika Vjeros.
Ajo më parë ka mbajtur detyrën e Drejtoreshës së Tatimeve, por që u shkarkua nga kryeministri Rama për performancë të dobët.
Sonila Qato deklaroi sot dorëheqjen pas anulimit të tenderit për tunelin e rrugës Kardhiq-Delvinë. Ndaj saj pati akuza edhe prej kompanisë ‘Gjoka Construction’, një prej firmave garuesve në tender.
©argjiroja.net