Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e ka lënë për sot komunikimin me mediat për ditën e sotme. Ka qenë vetë Tahiri ai që njoftoi shtyrjen e daljes së tij, ku do të sqaronte dhe vendimin e Krimeve të Rënda, për të shuar kështu edhe kureshtjen e madhe të opinionit publik.
“Nesër në 11;30 shihemi ‘live’ këtu, për të shpjeguar të vërteten time, deri në këtë stacion të parë 🙏”, shkroi Tahiri dje.
Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda vendosi mbrëmjen e së enjtes të shpallte fajtor ish-ministrin e Brendshëm vetëm për shpërdorim detyre duke rrëzuar akuzat për trafik ndërkombëtar droge e korrupsion. Në përfundim dënimi me 5 vjet burg për shpërdorim detyre, ulet me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe shkon në 3 vite e 4 muaj burg por konvertohet në shërbim prove për të njëjtën periudhë.