• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

​ Ministri Çuçi pret homologun nga Maqedonia e Veriut. Dakordësi për nënshkrimin e marrëveshjes që heq kontrollet e eksporteve bujqësore në kufi (FOTO)

26/09/2019
​ Ministri Çuçi pret homologun nga Maqedonia e Veriut. Dakordësi për nënshkrimin e marrëveshjes që heq kontrollet e eksporteve bujqësore në kufi (FOTO)

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të nënshkruajnë brenda këtij viti një Marrëveshje Fitosanitare, e cila lehtëson shkëmbimet tregtare të produkteve bujqësore mes dy vendeve. Kjo është dakordësuar në takimin që pati sot ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, me homologun nga Maqedonia e Veriut, Trajan Dimkovski, i cili ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare.

Ministri Çuçi tha gjatë takimit se të dy vendet kanë lidhje të forta me njëri-tjetrin dhe një axhendë të përbashkët në rrugën e integrimit europian. Rrjedhimisht duhet të intensifikohet bashkëpunumi në sektorin bujqësor dhe zhvillimin rural.

“Pika më e rëndësishme e axhendës tonë dhe që kemi ardhur fazën ku duhet t’i japim zgjidhje, duke mos e zvarritur më, lidhet me Marrëveshjen e Bashkëpunimit Fitosanitar mes dy vendeve. Janë bërë hapa përpara që pas takimit të fundit në nivel ministrash duke e ulur nga 100% në 20% kontrollin e analizave fitosanitare. Ka ardhur koha që edhe këtë 20% ta rishikojmë”, tha ministri Çuçi, duke theksuar këtu faktin se prodhimet bujqësore shqiptare eksportohen sot në të gjitha vendet e Europës pa barriera dhe deri më tani nuk është shënuar asnjë kthim pas për çështje që lidhen me sigurinë e tyre.

Më tej ministri i shtroi homologut të tij një edhe problemin e eksportit të qumështit UHT nga Shqipëria në Maqedoninë e Veriut, duke i përmendur disa kompani shqiptare me standarde të larta që po pengohen nga autoritetit e vendit fqinj për të shitur produktetet e tyre.

Në vijim Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural shtroi edhe dy probleme të tjera të cilat duhen adresuar për zgjidhje; eksporti i kafshëve të gjalla drejt Maqedonisë së Veriut dhe administrimi i përbashkët i dy liqeneve kufitare në lidhje me peshkimin.

“Ne importojmë kafshë të gjalla nga Maqedonia e Veriut. Sinqerisht nuk e kuptoj përse kemi pengesa për të patur qarkullimin e kundërt; eksportin e kafshëve nga Shqipëria në vendin tuaj. Ka ardhur koha që të kemi një marrëdhënie reciproke të shëndetshme në lidhje me këtë lëvizje”, tha ministri Çuçi.

Në përfundim të dy ministrat u dakordësuan që tre grupe pune të ndjekin këto çështje në nivel teknik dhe më pas të mbërrihet tek nënshkrimi i marrëveshjes.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Skandal i madh në Turqi, Ptesidenti i Fenerbahçes përfundon në pranga

Skandal i madh në Turqi, Presidenti i Fenerbahçes përfundon në pranga

24/12/2025
Vllaznia, trajneri Edi Martini para ndeshjes së Europës: Jemi gati, ia dalim me pak fat

Rikthimi te suksesi, Edi Martini: 3 pikë për të marrë frymë lirisht, objektivat dihen

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al