• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mbikëqyrja e rrugës Kardhiq-Delvinë mbetet e pandryshuar, KPP zbardh vendimin

28/09/2019
Mbikëqyrja e rrugës Kardhiq-Delvinë mbetet e pandryshuar, KPP zbardh vendimin

Historia e rrugës Kardhiq-Delvinë, që përveç zvarritjes së një dekade nga njëra qeverisje në tjetrën, po has së fundmi një zvarritje të re për shkak të përplasjeve mes operatove ekonomikë dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar në procedurat e tenderimit. Teksa ministria ka njoftuar se loti 7 nuk është më një prioritet dhe është shtyre në kohë, në Komisionin e Prokurimit Publik kanë vërshuar ankesat si për procedurën e prokurimit shpallur për mbikëqyrjen edhe për ndërtimin.

Komisioni publikoi në 25 shtator vendimin e tij lidhur me ankesën paraqitur nga bashkimi i operatorëve “Instituti i Konsulencës në Ndërtim IKN” & IMES-D” shpk të cilët kundërshtojnë vlerësimin e bërë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për ofertën e tyre.Ndryshe nga sa ka ndodhur herët e fundit ku KPP ka rrëzuar vendimet e Autoritetit Rrugor Shqiptar këtë herë ai ka lënë në fuqi vendimin e marrë. Në argumentimin e bërë nga KPP nuk është marrë në analizë mënyra sesi është bërë vlerësimi me pikë. Lënia në fuqi lidhet me faktin që operatori ekonomik nuk ka respektuar hierarakinë në procesin e ankimimit.

Kjo do të thotë që operatori duhet të kishte paraqitur pretendimet e tij pranë autoritetit kontraktor në këtë rast ARRSH dhe më pas të paraqitej në KPP.“Ankimi i paraqitur nga operatori ekonomik ankimues pranë Komisionit të Prokurimit Publik, duke mos respektuar shkallët e ankimimit sikurse përcaktohet në ligjin e sipërcituar, sjell si pasojë që ai të mos ketë përmbushur detyrimin për ndjekjen e afateve ligjore të ankimimit në autoritetin kontraktor, duke mos plotësuar në këtë mënyrë njërin nga “elementet e domosdoshëm të ankesës” dhe përbën shkak për mospranimin e ankesës nga ana e Komisionit të Prokurimit Publik.

KPP gjykon se operatori ekonomik ankimues, në respektim të shkallëve të ankimimit, duhet të kishte ngritur këto pretendime pranë autoritetit kontraktor, ashtu sikurse është përcaktuar specifikisht në ligjin e prokurimit publik. Komisioni i Prokurimit Publik sqaron se nuk mund të shprehet mbi pretendime të cilat nuk janë bërë paraprakisht objekt ankese pranë autoritetit kontraktor. Objekti i ankesës së paraqitur pranë autoritetit kontraktor në respekt të shkallëve të ankimimit nuk mund të shtohet në momentin e paraqitjes në KPP” thuhet në vendimin e KPP.Duke u ndalur në këtë pikë ky Komision ka nënvizuar se është kjo arsyeja që ankimimi i bërë nga operatori nuk mund të pranohet.

Aktualisht në KPP mbetet ende për vendimmarrje një tjetër ankesë e paraqitur nga Gjoka Konstruksion paraqitur ne 23 shtator 2019 për procedurën me objekt “Ndërtim Rruga Kardhiq-Delvine Loti 7”.Procedura e prokurimit për ndërtimin e Lotit 7 të rrugës u zhvillua në mes të qershorit ku të paktën gjashtë kompani paraqitën ofertat e tyre. ARRSH do të shpallte fitues ofertën e kompanisë IRCOP por që më vonë pas ankesave KPP do të rrëzonte vendimin e autoritetit kontraktor duke kualifikuar bashkimin e operatorëve “Gjoka Konstruksion” sh.a. & “Cobial” sh.p.k. & “JV “GR Albania” sh.p.k. & “Geoportal”. Por pas kësaj ministria do të njoftonte anulimin e tenderit duke nënvizuar që ARRSH kishte projekte të tjera më prioritare./ Monitor

Related Posts

Shpërthimi me tritol në Memaliaj, flet pronari i banesës: Nuk kam konflikte me askënd (VIDEO)
Kryesore

Shpërthimi me tritol në Memaliaj, flet pronari i banesës: Nuk kam konflikte me askënd (VIDEO)

06/04/2026
Bankers si bankë e zezë për njerëzit e pushtetit për 20 vite rresht
Kryesore

“Prokuroria i ka duart e lidhura me Bankers”, gazetarja jep detaje çfarë po ndodh: Thelbi i këtij hetimi janë paratë që janë vjedhur

06/04/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Policia apel qytetarëve: Kujdes nga këto SMS, janë mashtrime! Mos jepni të dhëna bankare

06/04/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Kriza e çmimit, Greqia nis sot skemën e subvencionimit për naftën

06/04/2026
Nesër Vlora pa ujë, zbulohet shkaku
Kryesore

Nesër Vlora pa ujë, zbulohet shkaku

06/04/2026
Bëni gati paratë, tuneli i Llogarasë nuk do të jetë më falas
Kryesore

Bëni gati paratë, tuneli i Llogarasë nuk do të jetë më falas

06/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Çfarë ndodhi? Fermeri dëshiron të shkojë në televotim, fitoi sfidën, por nuk e pranoi

Çfarë ndodhi? Fermeri dëshiron të shkojë në televotim, fitoi sfidën, por nuk e pranoi

07/04/2026
E papritur, fermeri kërkon të largohet nga Ferma Vip 3

E papritur, fermeri kërkon të largohet nga Ferma Vip 3

06/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al