• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ministri Çuçi takim me: Po bëjmë gati një skemë për naftë pa taksa. Me ligjin e ri, matrikulla për kafshët do të jetë falas

28/09/2019
Ministri Çuçi takim me: Po bëjmë gati një skemë për naftë pa taksa. Me ligjin e ri, matrikulla për kafshët do të jetë falas

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është duke punuar për një skemë për marrjen e naftës pa taksa nga fermerët. Kështu është shprehur ministri Bledi Çuçi gjatë një bashkëbisedimi që pati me fermerë të Fierit. Ai solli shembullin e lehtësisë që është krijuar me naftën për sektorin e peshkimit, duke theksuar se në fakt këtu është më i lehtë kontrolli pasi janë pak pika furnizimi dhe rrjedhimisht nuk ka abuzim.

“Kam nisur një projekt që unë besoj se do na çojë shumë shpejt tek lehtësitë për marrjen e naftës nga fermerët të zhveshur nga taksat. Është e rëndësishme që ne të ngremë infrastrukturën që këtë ta bëjmë dhe ta kemi të kontrollueshme për të mos lejuar abuzimin. Me zhvillimin e teknologjisë sot, ne i kemi të gjitha mundësitë ta bëjmë këtë gjë. Por do të përfitojnë vetëm ata që janë të formalizuar. Ky është një projekt që po vijon. Me shpresë vitin tjetër do ta paraqesim në qeveri për të marrë pastaj një vendim”, tha ministri Çuçi.

Duke iu përgjigjur shqetësimit të fermerëve për matrikullimin e bagëtive, Ministri tha se shërbimi veterinar do të kontrollohet plotësisht nga shteti dhe matrikullat do të jenë falas. Sipas tij ligji i ri do të shkojë shumë shpejt në Parlament.

“Sistemi që zgjodhëm me klinikat veterinare ka dështuar. Do t’i prezantojë Parlamentit një riorganizim tërësor të shërbimit veterinar. Do ta kthejmë në një shërbim vertikal tërësisht të kontrolluar nga shteti në mënyrë që të rrisim përgjegjësinë. Brenda kësaj skeme padiskutim që matrikulla do të bëhet pa lekë”, tha ministri Çuçi.

Duke iu referuar dokumentacionit për aplikimin në fondet e mbështetjes së fermerëve, ministri u shpreh se procedurat janë thjeshtuar në maksimum.

“Tek Skema Kombëtare ne arritëm ta thjeshtonim dhe kërkuam vetëm NIPT-in e fermerit. Ne s’mund të japim para nga fondet publike thjesht me një letërnjoftim. Një NIPT duhet ta keni sepse pastaj hapet rruga për abuzim. Me ato para që kemi në dispozicion, ne jemi fokusuar të subvencionojmë pjesë të sektorit që krijojnë zinxhirin e vlerës”, tha ministri.

Sa i përket çështjes së pronave, ministri Çuçi përmendi ligjin e ri që është përgatitur për të adresuar këtë problem, ligj i cili po shqyrtohet edhe nga Komisioni i Venecias.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

24/12/2025
Në fazë të parë refuzoi marrëveshjen, Dinamo e pret Vorën në Tiranë

AXHENDA E SUPERIORES/ Kampionati rikthehet pas tre javësh ndalesë, rinis me përballje direkte dhe një stadium “të ri”

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al