Kur kanë ngelur dhe dy ditë nga shtatori, parashikohet që temperaturat të jenë të larta, deri në 32⁰C. Mot i kthjellët do të paraqitet në bregdet por vranësira kalimtare do të paraqiten në zonat e ulta dhe malore.
Parashikohet që mbrëmja dhe orët e natës do të vijojnë me kthjellime dhe vranësira ku më të dukshme do të jenë në zonat lindore.
Sipas METEOALB, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 9⁰C në 32⁰C në zonat e ulta.
Era do të fryjë me shpejtësi mesatare 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.









