Kryetarja e Bashkisë Gjirokastër, Zamira Rami, tha sot se Ditën e Verës do të festojmë së bashku me muzikë, atmosferë, ekspozita dhe shumë argëtim në Parkun e Viroit.
Në nje postim ne Facebook pasditen e së hënës, kryetarja e Bashkisë Gjirokastër, Rami, shprehet: “Festojmë së bashku Ditën e Veres Muzikë, atmosferë, ekspozita dhe shumë argëtim. Ditën e martë, datë 14 mars, në Parkun e Viroit, duke filluar nga ora 10.00”.
“Bashkia Gjirokastër ju fton të kalojmë së bashku ditën që simbolizon ardhjen e stinës ku gjithçka rilind”, shkruan Rami, e cila ka shpërdarë edhe një video promocion.