• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Presidenti i Luftëtarit: E mora ekipin në gjendje kome, tani po na godasin

30/09/2019
Presidenti i Luftëtarit: E mora ekipin në gjendje kome, tani po na godasin

Luftëtari ishte pranë një fitoreje të artë në shtëpi ndaj Laçit, por një penallti e akorduar në minutat shtesë ka ngjallur polemika të shumta. Kryesori Ferhataj drejtoi gishtin nga pika e bardhë e penalltisë dhe kurbinasit e mbyllën ndeshjen me një pikë në këtë transfertë, duke shmangur humbjen.

Mirëpo, referuar këtij episodi, ecurisë përgjatë gjithë ndeshjes, si dhe të tjerave paraardhëse, presidenti Bekim Halilaj ka shpërthyer në akuza për çfarë po i bëhet ekipit të tij si nga sektori i garave, nga arbitrat nga ndeshja në ndeshje si dhe nga kundërshtarët.

GARAT – “E mora ekipin në gjendje kome. Në momentin që skuadra jonë nisi që të fun siononte, ne marrim goditje nga të gjitha anët. Sektori i garave neve jo vetëm që na trajton si ekip të dorës së fundit, por edhe nuk na jep përgjigje. Çfarëdo që të jetë në shkresat që ne i dërgojmë, ata na diskriminojnë.Jemi i vetmi ekip që kemi 23 lojtarë, pasi nuk na lanë të merrnim futbollistë të lirë pas datës 1 shtator. Ndërkohë, dihet se sa lojtarë kanë federuar të tjerët pas kësaj date”.

KALENDARI – Shqetësimi i radhës është caktimi i ndeshjeve. “Në caktimin e datave të ndeshjeve ne jemi dëmtuar, si në rastin me Teutën. Ajo e bën ndeshjen të martën, ndërsa ne të mërkurën. Më tej, në fundjave ndeshjen tonë e caktojnë që të luhet ditën e shtunë. Pra, ekipi ynë duhet të jetë pushim vetëm të enjten, pasi të premten është udhëtimi për në Korçë. Pse nuk e lënë të dielën?”

NDËSHKIMET – Halilaj liston gabimet në arbitrim: “Në Shkodër ishte një arbitrim skandaloz. I japin të verdhë të paqenë Donald Açkës, ju ftoj të shihni pamjet. Arsyeja? Vetëm se kishte tre kartonë dhe të plotësonte të katërtin për të mos luajtur me Laçin”.

BARAZIMI – Ai përmend padrejtësitë që u janë bërë ndaj kurbinasve. “Ndaj Laçit, jo vetëm që penalltia nuk ishte, por mes të gjithë kartonëve të verdhë, 50% e tyre janë dhënë padrejtësisht. Del trajneri i Laçit dhe deklaron se duhet të kishin marrë tri pikë. Pra, sipas tij, ishte bërë padrejtësi.Së pari, nuk e kundërshton asnjë, as mediat. Ndoshta ai ka të drejtë sa mundet edhe që arbitrin ta kenë paguar për fitoren dhe u ka ngrënë hakun”, deklaroi presidenti i Luftëtarit, Bekim Halilaj./ Panorama 

Related Posts

“Franca pretendenti kryesor”, Pano: M’u duk si ndeshje miqësore, prisnim Marok ndryshe
Sport

“Franca pretendenti kryesor”, Pano: M’u duk si ndeshje miqësore, prisnim Marok ndryshe

10/07/2026
Haaland gati për Anglinë: Janë favoritë, por do tregojmë kush jemi!
Sport

Haaland gati për Anglinë: Janë favoritë, por do tregojmë kush jemi!

10/07/2026
Ministri i Brendshëm: Zjarrvënia është krim, dënohet deri në 15 vite burg
Kryesore

Ministri i Brendshëm: Zjarrvënia është krim, dënohet deri në 15 vite burg

10/07/2026
Paralajmërimi: Kujdes nga email-et dhe SMS-të mashtruese në emër të bankave dhe Postës Shqiptare
Kryesore

Paralajmërimi: Kujdes nga email-et dhe SMS-të mashtruese në emër të bankave dhe Postës Shqiptare

10/07/2026
Lubonja: Rama shkeli Kushtetutën me 4 mln eurot që i dha Kanye West
Kryesore

Lubonja: Rama shkeli Kushtetutën me 4 mln eurot që i dha Kanye West

10/07/2026
“Ato të kënaqin…”/ Komentuan turistet e huaja në Sarandë, AMP pezullon disa efektivë dhe nis hetimet (VIDEO)
Kryesore

“Ato të kënaqin…”/ Komentuan turistet e huaja në Sarandë, AMP pezullon disa efektivë dhe nis hetimet (VIDEO)

10/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Franca pretendenti kryesor”, Pano: M’u duk si ndeshje miqësore, prisnim Marok ndryshe

“Franca pretendenti kryesor”, Pano: M’u duk si ndeshje miqësore, prisnim Marok ndryshe

10/07/2026
“Facebook” dhe “Instagram” shënjestër e BE, Brukseli kërkon ndryshime: Janë projektuar për të krijuar varësi te përdoruesit

“Facebook” dhe “Instagram” shënjestër e BE, Brukseli kërkon ndryshime: Janë projektuar për të krijuar varësi te përdoruesit

10/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al