• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Bota do të ngelet në vend pa përkthyesit”, Kumbaro ka një mesazh për 30 shtatorin

30/09/2019
Deputetja e Gjirokastrës, Franca nderon Mirela Kumbaron me urdhrin “Oficere e Nderit në Art dhe Kulturë”

Ish-ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro i ka kushtuar një postim të gjatë Ditës Botërore të Përkthyesve.

Kumbaro që njihet edhe si përkthyese e shumë titujve rrëfen vështirësitë e profesionit, por edhe kënaqësitë qe ai jep.

Ajo shkruan se bota do të ngelte në vend pa përkthimet.

Ja postimi i plotë i ish-ministres Mirela Kumbaro-Furxhi:

Lehtësia e padurueshme …. e një profesioni!

Sot, 30 shtator – Dita botërore e përkthyesve!📖📜👨‍💻
❗️Është dita e Shën Jeronimit, përkthyesit të Biblës në latinisht.
Festë e bukur e krijuesve të heshtur sepse përkthimi është krijim.
I vetmi që përmban madhështinë e përunjësisë!

🔴Mbajini mirë përkthyesit të dashur botues, se po i kërkoni si ujët e pakët dhe s’po i gjeni dot, ata nuk porositen, ata vaditen si lulet e rralla pa të cilat bleta e autorëve, shkrimtarëve, klasikëve e modernëve, nobelistëve dhe revolucionarëve, e pra ajo bletë nuk bën dot mjaltin e botës, letërsinë që merr dhenë, poezinë që kapërcen oqeanet, tragjedinë që përshkon shekujt, dhe as kulturën që sfidon botën.

🔴Jemi përpjekur si profesionistë dhe si politikëbërës të ndërtojmë një shkallë të re për përkthimin si ART dhe për përkthyesit si KRIJUES,
👉duke luftuar sa kemi mundur me botime piratë që na godasin poshtë brezit, me botues që kursejnë lekët për përkthimin dhe ribotojnë tekstin pa shpërblyer përkthyesit për ribotimin;
👉përkthyesit e mirë kanë bojkotuar tregun për të mos ulur dinjitetin e nëpërkëmbur në pagesa qesharake;
👉nuk jemi lodhur së shpjeguari që epiteti përçmues“një copë përkthyes”nuk është veçse përkthim i padijes, mediokritetit dhe paaftësisë që përndjek krijimin;
👉bëmë një ligj të ri për të Drejtat e Autorit, ku për të parën herë mbrohet qartë me ligj e drejta e autorit për përkthimin si për çdo krijim tjetër,
👉ndërtuam 5 edicione të Fondit për Përkthimin Letrar falë të cilit kemi mbi 150 tituj dinjitozë nga autorë shumë të mirë dhe me përkthime cilësore e përkthyes që i bëjnë nder katalogut të çdo botuesi profesionit.
🔴Por kjo është rrugë e gjatë shumë, e di që jemi larg, ende shumë larg imuntetit që i duhet kësaj dege të krijimtarisë.
❗️Dhe nuk i dilet as nga vetëm profesionistët e as me disa vite programe.
🆘❗️Kjo kërkon që të gjithë aktorët të përfytyrojnë se sa e tmerrshme do të ishte bota pa PËRKTHYESIT, që domethënë pa komunikimin, pa qarkullimin e ideve, lajmit, mallrave, negociatave, projekteve, investimeve, vlerave, kulturave, dijeve.
❗️Bota ngelet në vend pa përkthimin.
Prandaj mbajini mirë përkthyesit!
Sot të paktën, -për të mirën tuaj,- urojuni atyre jetë të gjatë😌

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

“Parashqevi Simaku: ‘Mund të më nxjerrësh nga Kavaja, por jo Kavajën nga unë’ pas nderit ‘Qytetar Nderi’

23/12/2025
“BBVA”, nisin përgatitjet! Ledion Liço ndan pamjet

Për herë të parë në historinë e “BBA” bëhet pjesë e kastit një banor i verbër!

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al