Roza Daliu, mësuesja nga Fieri humbi jetën tragjikisht dy ditë më parë, teksa ra nga kati i dytë duke larë dritaret. Sot nxënës dhe koleg të saj të shkollës “Mark Gashi”, kanë përkujtuar me dhimbje mësuese Roza Deliun.
Përmes një video-mesazhi prekës në faqen zyrtare në “Facebook”, të gjithë mësuesit dhe nxënësit janë shfaqur sot me tullumbace që mbante emrin e saj. Mes lotësh dhe duartrokitjesh ata kanë mbajtur një çast heshtje, teksa në fund kanë lëshuar tullumbacet në drejtim të qiellit.
“Kështu e kujtuam sot! Për mësuesen, miken, kolegen, njeriun! Një çast heshtje, një duartrokitje të gjatë dhe tullumbace në ngjyrën e emrit të saj. Faleminderit për atë që ishe, e mira jonë! Lamtumirë! 🙏🙏👏🏻👏🏻💗💗🌸🌸🎈🎈”, shkruan faqja e shkollës.
Dy ditë më parë mesuesja 50-vjeçare ka ndërruar jetë paraditen në qytetin e Fierit, pasi ka rënë nga kati i dytë i pallatit. 50-vjeçarja Roza Deliu ishte duke larë xhamat e dritareve të banesës së saj, kur aksidentalisht ka rrëshqitur duke u rrëzuar nga kati i dytë. Deliu nuk i ka mbijetuar përplasjes që ka marrë me tokën duke ndërruar jetë në vend.