• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Libohovë, Kryegjyshata Bektashiane pengon ekspeditën në Melan, ndërhyn arkeologu

02/10/2019
Libohovë, Kryegjyshata Bektashiane pengon ekspeditën në Melan, ndërhyn arkeologu

Misioni arkeologjik shqiptaro-italian me në krye drejtues të punimeve profesor Dhimitër Çondin, ka nisur një ekspeditë kërkimore në Luginën e Drinosit në Gjirokastër dhe në zonën e Melanit.

Mirëpo gjatë ekspeditës u raportua se misioni arkeologjik është penguar nga institucioni i Kryegjyshatës Bektashiane pasi Kryegjyshata pretendonte pronësinë e zonës ku po bëheshin gërmimet kërkimore.

I kontaktuar nga neësbomb.al, drejtuesi i misionit arkeologjik, Profesor Dhimitër Çondi u shpreh se çdo konflikt është zgjidhur dhe ekspedita kërkimore në Melan ka filluar punën sërish brenda ditës.

Sipas Profesor Çondit Kryegjyshi bektashian, Baba Mondi ka kërkuar një njoftim dhe një dokument zyrtar ku dëshmohej misioni i ekspeditës kërkimore. Ai theksoi se pas paraqitjes së dokumentacionit zyrtar nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë dhe nga Ministria e Kulturës, procesi i gërmimit ka vazhduar normalisht.

‘U zgjidh problemi, Baba Mondi kërkonte një njoftim zyrtar nga ana e institucioneve në mënyrë hiearkike pra nga Këshilli Kombëtar i Arkeoologjisë dhe nga Ministria e Kulturës. Kryegjyshata kishte pretendimin se janë pronarë të asaj zone ku po bëheshin gërmimet dhe kërkuan një njoftim zyrtar për punën e ekspeditës. Brenda ditës u zgjidh problem dhe gërmimet vazhdojnë’, u shpreh drejtuesi i ekspeditës kërkimore italo-shqiptare, profesor Dhimitër Çondi.

Në zonën e Melanit pranë Gjirokastrës ndodhet Kalaja e Paleokastrës ku misioni arkeologjik italo-shqiptar i drejtuar nga Profesor Dhimitër Çondi janë duke zhvilluar një ekspeditë kërkimore përsa i përket zbulimeve dhe sondazheve topografike si dhe vendbanimeve helenistike në luginën e Drinosit si dhe në qytetin antik të dikurshëm të Hadrianopolit./ Newsbomb.al

Related Posts

Shpërthimi me tritol në Memaliaj, flet pronari i banesës: Nuk kam konflikte me askënd (VIDEO)
Kryesore

Shpërthimi me tritol në Memaliaj, flet pronari i banesës: Nuk kam konflikte me askënd (VIDEO)

06/04/2026
Bankers si bankë e zezë për njerëzit e pushtetit për 20 vite rresht
Kryesore

“Prokuroria i ka duart e lidhura me Bankers”, gazetarja jep detaje çfarë po ndodh: Thelbi i këtij hetimi janë paratë që janë vjedhur

06/04/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Policia apel qytetarëve: Kujdes nga këto SMS, janë mashtrime! Mos jepni të dhëna bankare

06/04/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Kriza e çmimit, Greqia nis sot skemën e subvencionimit për naftën

06/04/2026
Nesër Vlora pa ujë, zbulohet shkaku
Kryesore

Nesër Vlora pa ujë, zbulohet shkaku

06/04/2026
Bëni gati paratë, tuneli i Llogarasë nuk do të jetë më falas
Kryesore

Bëni gati paratë, tuneli i Llogarasë nuk do të jetë më falas

06/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E papritur, fermeri kërkon të largohet nga Ferma Vip 3

E papritur, fermeri kërkon të largohet nga Ferma Vip 3

06/04/2026
Supersfida e Serie A i takon Napolit, bie Milan

Supersfida e Serie A i takon Napolit, bie Milan

06/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al