Dy turistë grekë dhe një izrealit janë plagosur mesditën e sotme në Syrin e Kaltër, Sarandë. Shkak është bërë rrëzimi i një shkëmbi teksa turistët po vizitonin monumentin e natyrës. Të plagosurit janë dërguar për mjekim në spitalin e Sarandës. Mësohet se turisti izraelit ka thyerje të këmbës. Identiteti i tyre nuk bëhet me dije ende.