Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka folur së fundmi në lidhje me situatën politike dhe aktuale në vend.
Në një intervistë për “Report Tv”, Kryemadhi zbuloi edhe se çfarë i thotë Presidenti Ilir Meta, njëkohësisht bashkëshorti i saj, çdo mëngjes.
Sipas Monikës, meta çdo mëngjes, sapo hap sytë ankohet për djegien e mandateve.
“Di të them që është i pakënaqur me çështjen e mandateve. Sapo hap sytë çdo mëngjes më thotë pse i dogjët mandatet,”– tha Kryemadhi dhe filloi të qeshte.