Sheshi “Cerciz Topulli” në Gjirokastër kishte marrë pamje tjetër mëngjesin e sotëm. Ushtarë dhe mjete të rënda të Forcave të Armatosura kishin zbarkuar nga Tirana. Pamje e tyre me veshje kamuflazh dhe armatimet natyrisht që kanë tërhequr vëmendjen e banorëve dhe turistëve. Mësohet se ardhja e tyre në Gjirokastër është në kuadër të një aktiviteti për rekrutimin në FA të ushtarëve të rinj. Argjirolajm.net sjell disa foto.